Kur bëj seks me burrin ëndërroj për …(+18) - Dashuri - Kosova Sot
Kur bëj seks me burrin ëndërroj për …(+18)

Kur bëj seks me burrin ëndërroj për …(+18)

Kam lexuar shumë histori dashurie në faqet e portalit tuaj Kosovarja, andaj dua t’u tregoj edhe unë historinë e dashurisë sime, e që besoj se është interesante edhe për ju, lexues të dashur…

Isha shumë e re kur u njoha me një djalë. Si fëmijë luanim bashkë, në shkollë shkonim bashkë dhe ktheheshim bashkë. Thënë shkurt, pothuajse tërë kohën qëndronim bashkë. Ai shpeshherë më thoshte ti do jesh gruaja ime kur të rritemi. Kishim një vend të veçantë ku takoheshim gjithmonë ne, fëmijët e lagjes sonë. Gjithmonë në lojë më mbante për dore derisa edhe u rritëm.

Iku nga Kosova…

Një natë, derisa po hulumtoja diç në “Facebook”, më erdhi një “Friends” që ta pranoj. Sa e hapa pash se ishte ai. Filloi t’më shkruaj se nuk më ka harruar, se më do si në kohën e fëmijërisë kur luanim bashkë…Meqë e dija se më donte, vendosa të lidhem me të edhe më shumë. Më thoshte se i mungoja shumë, por edhe ai më mungonte dhe e prisja me padurim ditën të isha me të…

Pas një kohe të gjatë mora një sms: ”Zemër, nesër do vij”. E lexova sa e sa herë dhe as që mund ta merrja me mend se do ndodhte, vërtet, një gjë e tillë. Ajo ditë ishte dita më lumtur e jetës sime…

Të nesërmen dola ta prisja në stacionin e autobusëve. Një minutë pritje më dukej sa një orë… Pse nuk ende nuk arriti, i bëja pyetje vetes.

Dhe, erdhi edhe koha kur ai arriti… Zbriti nga autobusi… Për herë të parë e përqafova, duke qarë nga gëzimi…

8 muaj bashkë…

Kaluam 8 muaj bashkë. E donim njëri-tjetrin. Donim të fejoheshim, por familja ime e nëna e tij nuk donin që ne të ishim bashkë. Më thoshte të ikim diku larg, por nuk e bëra një gjë të tillë, nuk guxoja, sepse babai thoshte se do na vrasë të dyve…Një ditë më thirri në telefon dhe më tha të takohemi. Posa u takuam më përqafoi fuqishëm dhe më tha se përsëri do të shkojë jashtë Kosovës dhe nëse do kthehet do e bëjë vetëm për mua dhe për askënd tjetër… Në ndarje u përqafuam gjatë e gjatë dhe ishte hera e fundit që u pamë…

Nga ajo ditë qaja për të ditë e natë derisa një ditë në “FB” më tha të mos e prisja më, sepse gjithçka kishte marr fund. Në ato çaste dëshiroja të mos jem gjallë, ta mbysja veten, por nuk munda, sepse e dija se më donte…

Kaluan disa muaj dhe mësova se familja ime kishte vendosur t’më martonte. Nuk doja, por as nuk kisha mundësi të kundërshtoja. Më në fund, pranova dhe u fejova e u martova. Pas kësaj ai më shkroi në “FB” se ndihej keq që unë isha fejuar… “Urime, qofsh e lumtur!”, ishin fjalët e tij.

“E, si të jem e lumtur pa ty?!”, ia ktheva.

“Ke pranuar të martohesh, andaj krijo familje dhe bëhu me fëmijë… realizo ëndrrën që pate me mua… ndoshta në botën tjetër do të jemi bashkë, sepse unë me shpirt të dua…”.

Tani jam e martuar dhe kam fëmijë. E respektoj dhe e dua burrin tim, por ai është gjithmonë brenda shpirtit tim.

“Kam gabuar ndoshta pse nuk doja ta humbja familjen, por e humba dashurinë, e humba botën time, kam humbur gjithçka… Shpresoj se në botën tjetër do e vazhdojmë dashurinë që e lamë në gjysmë”, i shkrova së fundi në “FB”. L.

(Kosova Sot)

22 orë e 1 minuta më parë
11/12/18