Ngjarje e vërtetë: ISH I DASHURI DONTE TË MA SHKATËRRONTE MARTESËN (2) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: ISH I DASHURI DONTE TË MA SHKATËRRONTE MARTESËN (2)

Ngjarje e vërtetë: ISH I DASHURI DONTE TË MA SHKATËRRONTE MARTESËN (2)

- Paj, natyrisht - përfundimisht më shkoi për dore që ta përpija duqin në fyt dhe t'i përgjigjesha. - Burri im, Demiri. Demir, ky është Muharremi, një koleg nga puna - thashë duke mu dridhur zëri.

- Po, natyrisht. Tani e di pse menjëherë mu duke i njohur. Kur e dërgoja Shpresën në punë, ju shihja juve se si hynit në kompani - tha burri im duke buzëqeshur me dashamirësi dhe duke ia zgjatur dorën. Mua nuk më qeshej aspak. Biseda që në shikim të parë dukej e pasherr, pas çdo fjalie seriozisht rrezikonte që të shndërrohej në një katastrofë të vërtetë. Sjellja posesive e Muharremit kohët e fundit i tejkalonte të gjithë kufijtë. Gjykuar në bazë të shkëlqimit kërcënues në sytë e tij, askush nuk kishte nevojë të më thoshte se si ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka dhe se kishte ardhur momenti i qërimit të hesapeve. Momenti në të cilin tradhtia ime disamujore përfundimisht dilte në shesh dhe, me këtë, shkatërronte përgjithmonë familjen time, si dhe tërë atë që kishim krijuar përgjatë viteve së bashku. - Ke të drejtë. Për dallim nga Shpresa, unë punoj aty tani e disa vjet dhe nuk mund të ankohem. Industria e përpunimit të metaleve, por edhe kolegët me të cilët punoj, janë shumë më interesantë sesa që kam mundur ta merrja me mend - tha ai, duke ma dhuruar një shikim depërtues, kurse sytë e tij kishin një shkëlqim kërcënues. O Zot, ai ishte çmendur i tëri, mendova, derisa fytyra më ishte skuqur, bërë all, nga tërë ajo ndjenjë e sikletit. Për fat, dukej se askush nga familjarët e mi nuk kishte vërejtur asgjë. - Këtu ka vend të mjaftueshëm, pse nuk na bashkoheni? - iu drejtua me mirësjellje vjehrra ime, me gjasë duke mos e vërejtur sikletin tim. O Zot, shpresoj se do të refuzojë - lutesha në vetvete, derisa Muharremi gjoja hezitonte. - Po shoh se bëhet fjalë për një mbledhje familjare, prandaj nuk do të doja t'ju pengoja. Por, nëse me të vërtetë insistoni... - kur i dëgjova këto fjalë, u rrëqetha duke u lëshuar në një karrige të zbrazët që gjendej afër meje. Edhe pse, falë burrit tim, biseda shumë shpejt filloi të merrte një kah më relaksues, unë asnjëherë nuk arrita të përshtatesha. Vazhdimisht e shikoja orën dhe sillesha në karrige. Mendoja se si aq shumë isha "humbur", sa që nuk dija as çka të thosha. - Shpresë, a je mirë? - e pyeti me shqetësimi vjehrra, pasi që vërejti sjelljen time të çuditshme. Asaj as që i shkonte ndërmend se, me anë të pyetjes së saj, në fakt ma kishte mbajtur një ligjëratë rreth asaj sesi, të paktën për një kohë të shkurtër, të dilja nga kjo situatë e pakëndshme. E, më pas, le të bëhej ç'të donte. Nuk mund të them se nuk e kisha merituar, mendoja derisa barku më shtrëngonte vetëm duke menduar për një gjë të tillë.

- Asgjë e keqe, vetëm një mundim i lehtë. Po shkoj që të freskohem pak - thash duke u ngritur dhe duke shkuar me shpejtësi në tualet. Pasi që përfundimisht mbylla derën, me duart që më dridheshin, e nxora celularin nga çanta. "Të lutem, mos bëj asgjë të pamenduar mirë. të premtoj se, qysh sonte, do t'i tregoj Demirit për ne", shkrova me të shpejtë dhe, derisa zemra më rrihte si e marrë, ia dërgova Muharremit. Isha duke u përgatitur të dilja nga tualeti, kur më erdhi përgjigjja e Muharremit. " Ok, të mbaj për fjale. Nëse ti nuk e bën këtë, të jesh i sigurt se do ta bëj unë. Më nuk dua të të ndaj me askënd. Nuk mund ta marrësh me mend se sa shumë të dua. Përgjithmonë i yti", thuhej në fund të mesazhit i cili ma ngriu gjakun në damarë. Për të kushedi satën herë, mallova vet me vete mendjelehtësinë time. Që nga fillimi e kisha të qartë se Muharremi, pesë vjet më i ri se unë, ishte tmerrësisht i dashuruar në mua, por as që më kishte shkuar mendja që dashuria e tij një ditë do të dilte jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një marrëzi të vërtetë, apo më saktë, një opsesion. Pa marrë parasysh sa vështirë e kisha, përfundimisht isha e sigurt se nuk kisha rrugë- dalje tjetër, pos t'ia pranoja të gjitha burrit tim. (vijon)

(Kosova Sot)

14 orë e 10 minuta më parë
17/12/18