DISA MËNYRA SI T'I QASENI ATIJ QË NUK JU PËLQEN

  • 20 November 2018 - 17:31
DISA MËNYRA SI T'I QASENI ATIJ QË NUK JU PËLQEN

Mirë vajza, gjëja më e keqe që ju mund të reagoni kur ju nuk i pëlqeni atij është kur i ngjiteni apo jeni obsesive. Shumica nga ju e dini këtë. Ja disa mënyra për ta rregulluar këtë, mënyrat si të reagoni kur nuk i pëlqeni atij

INJOROJENI Rregulli më i rëndësishëm kur bëhet fjalë në mënyrën si duhet reaguar kur ai nuk ju pëlqen juve është të siguroheni ta harroni se ai ekziston. Më e keqja që mund të bëni është të mundoheni të flisni me të. Nuk e kemi fjalën për vetëm tre ditë harresë, por për kohë të gjatë. Kur vajzat e shohin një djalë që ju pëlqen, zakonisht e përshëndetin dhe i buzëqeshin dhe tentoni të shfaqeni me një temë kreative. Në vend të kësaj, mos i flisni fare. Nëse duhet t'i flisni, mos i ndërroni më shumë se 3 llafe me të.

MOS JINI FLIRT Nëse keni të bëni me një djalë që nuk ju pëlqen juve sa ju e pëlqeni atë, më e keqja që mund të bëni është flirti me të. Krejt çfarë bëni vetëm sa e bëni veten më shumë në dispozicion për të. Gjuhën trupore karshi tij mbajeni në minimum. Kjo përfshinë prekjen e duarve, gjithçka që thotë në shndërrim të diçka seksuale dhe me qëllim duke tentuar të jeni pranë tij. Është rregull si duhet të reagoni ndaj djaloshit që nuk ju pëlqen, duart dhe këmbët mbani larg tij gjatë gjithë kohës.

KUJDESUNI QË TË NDIHENI MIRË Vajza, natyrisht se askujt nuk i pëlqen kur refuzohet. Mendimi ynë i parë është të kërceni në frazën "nuk mjaftohem me kaq". Në vend se të ndiheni keq për veten tënde dhe të ndryshoni në diçka për t'u pëlqyer, përqendrohuni për t'u kënaqur me veten tënde. Nëse një djalosh nuk të pëlqen, merruni me veten, bëj manikyr e pediker, merrni pak ajër të freskët.

NDALONI PËRPJEKJET DHE PAJTOHUNI ME KËTË Ka një pikë të jetës ku ndiheni se kurrë nuk do të keni personin e dashur për vete. Duhet të ecni para. Është e vërtetë e hidhur, por duhet të ndaloni me tentimet që ta bëni për vete dhe duhet të pajtoheni me këtë fakt se ai nuk të pëlqen. Përse të shpenzoni kaq shumë kohë për të shkuar pas dikujt që nuk është për juve? Gjithë atë energji mund ta përqendroni në veten tuaj, punë, jetë, miq.

VAZHDONI ME PËRPJEKJET Edhe pse ai nuk ju pëlqen juve tani, mundet në të ardhmen. Nëse ai është i përsosuri për ju, atëherë mos hiqni dorë kaq lehtë. Ndoshta i nevojiten javë e ndoshta edhe muaj për ta kuptuar se sa e mahnitshme jeni. Nëse vërtet e dëshironi atë, atëherë luftoni për të.

BËJANI ME DIJE ÇFARË PO HUMBET Kur e dini se do ta takoni, vishuni më së miri dhe rregulloni stilin e flokut në mënyrën më të mirë. Bëni miqtë tuaj të qeshin përballë tij dhe bëja me dije sa e hareshme jeni. Duhet t'ia bëni me dije saktë se çfarë po humbet me ju. 

 

(Kosova Sot)