Roman dashurie:Si u dashurova në ty (65)

  • 21 November 2018 - 15:59
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (65)

Kurrë nuk do të mund të flija me këtë ritëm. E fus kokën nën mbulesë, duke u munduar që ta largoj nga mendja pamjen e gjinjve lakuriqë të Nellit, që mezi prisnin të prekeshin nga ndokush, por më kot. Kohët e dëshpëruara kërkojnë masa të dëshpëruara. Në dollapin e epërm të ormanit tim gjendet një kuti e vogël e ilaçeve. Atë e mbaj për momente si ky, kur nuk mund të fle e kur nuk mund t'i largoj mendimet shqetësuese. Është si mbetje nga ditët e vjetra, të këqija. E mbështjell një cigare marihuane dhe e pi ngadalë, duke e shijuar. Kohët e fundit rrallë kam pirë marihuanë, bile as që më kujtohet kur kam pirë për herë të fundit. Kam lënë konsumimin e tepërt të alkoolit, të cigareve, drogës, kam lënë shumëçka tjetër, kur vendosa që ta jetoja jetën time si duhet. Por, herë pas here, pak marihuanë është e mirëseardhur. Derisa më sillen në kokë këto mendime, filloj që të ndihem më i relaksuar. Por, edhe tani më sillet ndërmend pamja e saj. Paramendoj veten duke dalë nga dera, duke e marrë në krahë, e ajo duke më përqafuar dhe duke ngjitur trupin e saj për trupin tim. Ajo dridhet, të gjithë muskujt i ka të tendosur. Ia lëmoj flokët me gishta, ia preku mjekrën, duke ndier tensionin në nofullën e saj. Zhurma vjen nga thellësia e saj, nga thellësia e shpirtit të saj. Ajo ma thyen zemrën. Më shkatërron. "Nell. Më shiko"! Ia ngriti kokën lart, e ajo reziston, duke u kredhur në përqafimin tim, sikur të dojë të depërtojë midis brinjëve të mi, në mes të zemrës dhe mushkërive. "OK, në rregull. Mos më shiko, vetëm më dëgjo"! Ajo mohon me kokë dhe gishtat e saj ma shtrëngojnë aq shumë krahun, saqë më pas do të më mbetet shenjë. Është tepër e fuqishme. "Nuk është në rregull", i them. Kjo ia tërheqë vëmendjen; nuk është ajo që kishte pritur. "Nuk është e thënë që të jesh në rregull". "Çka dëshiron nga unë"? Zëri i saj është i çjerrë, i dëshpëruar. "Kërkoj nga ti që ta lësh veten të thyhesh. Ta lësh veten të lëndohesh". Ajo përsëri mohon me kokë. "Nuk mundem. Nëse e bëj këtë, atëherë kurrë më nuk mund ta ndal". "Po, po. Do të mundesh". "Jo, jo! Unë e di më mirë. Kam shumëçka që mbaj brenda". Ajo tkurret dhe fillon që të marrë frymë më shpejt. "Më pas nuk do të mund të mbaj asgjë brenda dhe do të bëhem bosh". Ajo përpiqet që të më kalojë, unë e lejoj, e ajo bie këmbë e dorë në dysheme, duke shkuar më pas në banjë. Dëgjoj sesi vjell ajo. Shkoj te dera dhe e shikoj. Ajo e ka shtrënguar dorën e vet aq fortë, sa që i paraqitet gjaku. I shkakton vetes dhembje, me qëllim që ta harrojë dhembjen tjetër, më të vështirë. I dal përpara, ia kapi kokën me duar dhe e detyroj që të më shikojë. Ajo mbyllë sytë dhe e largon kokën. Pamja e gjakut të saj më shkakton panik. Nuk mund ta shikoj duke e lënduar vetveten. Mundohem ta ndal, por nuk më dëgjon. Nëse veproj me dhunë, ajo vetëm sa do të lëndohet edhe më shumë. duhet ta di shkakun e tërë kësaj. "Më trego"!, i pëshpëriti. "Ai ka vdekur". "Nuk është vetëm kjo". "Kjo është gjithçka për mua". Unë ofshaj, duke shikuar mbi kokën e saj. Ajo e ndjen këtë dhe, përfundimisht, më shikon me sytë e saj të skuqur. Me sytë e saj të zemëruar e të pikëlluar. (vijon)

 

(Kosova Sot)