Kur vërtet jeni e gatshme për dashuri të re, pas ndarjes?

  • 11 December 2018 - 10:22
Kur vërtet jeni e gatshme për dashuri të re, pas ndarjes?

Edhe pse menjëherë pas ndarjes e keni të vështirë të ecni tutje, me rëndësi është që pas një kohe t'i thirrni mendjes dhe vetes t'ia jepni një mundësi. Ndoshta mendoni se ende nuk është momenti i duhur, por ekzistojnë shenja të qarta për të nisur një kapitull të ri. 

U KUSHTONI VËMENDJE DJEMVE TË TJERË

Kohë të gjatë nuk keni menduar për asnjë djalosh, por tash po dalloni se kolegu juaj ka një buzëqeshje të mirë. Kjo do të thotë se tregimi fundit ka përfunduar dhe se jeni të gatshme për t'u nisur në kërkim të një lidhjes së re dhe të fshini kujtimet e hidhua nga lidhja paraprake.

NDIENI FLUTURAT NË STOMAK

Keni menduar se kjo nuk do të ndodhë më kurrë, por një djalosh po zgjon ndjenjat tuaja. Gjithnjë e më shumë po qeshni dhe mezi po prisni për shenjën e tij. Kjo është shenjë e qartë se jeni gatit; niseni nga fillimi.

MË NUK PO MENDONI PËR ISH TË DASHURIN

Në vend se në mënyrë nostalgjike të kujtoni momentet nga lidhja e kaluar, gjithnjë e më shumë po mendoni për të ardhmen. Kujdeseni për veten dhe ndiheni se ndarja nga lidhja paraprake ishte vendimi i duhur.

 

(Kosova Sot)