E zura burrin tim të lidhur për shtrati me dy prostituta në dhomën time, u trondita kur...

  • 17 January 2019 - 14:46
E zura burrin tim të lidhur për shtrati me dy prostituta në dhomën time, u trondita kur...

Një grua ka rrëfyer historinë e saj për dailystar, ku sipas saj bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar me dy prostituta.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

Letra e gruas: U futa një natë në banesën tonë për ta gjetur atë duke u kënaqur me dy bionde që nuk i njihja, në shtatin tonë. Ishin krejt lakuriq. Ai ishte i lidhur për shtrati dhe ato po e dënonin.  Kurrë deri atëherë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ai tentoi t’i largonte, por se ato nuk largoheshin pa i paguar shtesë për "poshtërimin" e tyre. Ato po qëndronin aty dhe thjeshtë, thënë fjalë për fjalë, po i bënin shantazh. Në fund, mua m’u desh që unë të shkoj te bankomati, të tërheq 300 funte dhe t’i paguaj. Mendova se i rashë shkëmbit me kokë. Por pastaj, dy javë më pas, një grua tjetër erdhi te unë me lot në sy. Ajo ka thënë se ajo ishte një nga gjashtë partneret e tij dhe kishte mbetur shtatzënë kur unë nuk isha në banesë. I thashë se po gënjente dhe ajo ma ka përshkruar dhomën time të gjumit ashtu si është. Ajo dëshironte t’i paguaja 500 funte, që m’u desh ta bëja.  Por këto gënjeshtra dhe tradhtitë e tij më kanë ardhur në majë të hundës. Jemi së bashku për tre vjet dhe nuk kemi bërë dashuri 18 muajt e kaluar sepse kur kujtoj gjërat më vjen të vjellë. Ai gjithmonë më thotë se unë jam e vetmja që mundem ta shpëtojë, por përse duhet të jetë puna ime për të zgjedhur problemet e jetës së tij? Madje nuk është më as argëtues as zbavitës.

Përgjigjia nga JANE: Askush nuk do të duhet t’ju fajësonte juve për faktin se ndiheni e demoralizuar dhe e shfrytëzuar.  Keni përjetuar një poshtërim pas tjetrit dhe tashmë jeni lodhur nga gjithçka dhe jeni e zemëruar. Ai duhet ta kuptojë se jeni shumë serioze se dëshiron t’ju kthehet rehatia shtëpiake. Mund të keni qenë njëherë në dashuri, por se secili respekt ose  dashuri moti ka kaluar. Së fundmi shumë herë ju ka tradhtuar, gënjyer dhe se e ka kaluar linjën kur falet.  Që kur ka bërë seks me një ish të dashur (dhe e ka lënë shtatzëne) e deri te argëtimi me vajza në shtratin tuaj, ai nuk ka fije ndërgjegje. Dhe me sa duket ju përfundoni duke paguar faturat. Si funksionon kjo? Mos të vjen keq për të. Mos duro më kërkim-faljet e tij patetike. Në vend të kësaj, duhet të forcohesh. Nëse ai nuk e planifikon planin e largimit atëherë ji ti ajo nismëtare që kjo të ndodhë.  Paralajmëroje se do ta lajmërosh policinë dhe një avokat në mënyrë që ta fitosh prapë respektin dhe të të kthehet jeta jote përsëri.

(Kosova Sot)