I dashuri im dhe unë nuk i bëjmë dot ballë alkoolit, bëjmë seks dhe kjo...

  • 22 January 2019 - 19:30
I dashuri im dhe unë nuk i bëjmë dot ballë alkoolit, bëjmë seks dhe kjo...

Kjo është historia e një çifti i cili është duke u përballur me alkoolizmin.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

Viti i Ri ishte një ankth i vërtetë. Filluam të konsumojmë alkool më 23 dhjetor dhe nuk kam ndaluar deri më  3 janar. Do të duhej t’i vizitonin disa nga miqtë tanë, familjen dhe t’i ftojmë disa mysafirë, por nuk kemi bërë gjë, kemi qëndruar brenda dhe jemi dehur. Pasi që kemi konsumuar gjithçka, shkuam për të blerë edhe më shumë. Kemi jetuar me keksë, ushqim të shpejtë. Këndonim, villnim dhe bënim seks. Deri atëherë, djali im 22 vjeç e ka kuptuar se çfarë po ndodh me neve, banesa jonë dukej e shkatërruar.

Ai mendoi se ishim plaçkitur. Tashmë më duhet të kthehem në punë, por partneri im nuk i ndahet shishes. Që të dy në fakt jemi në gjendje të keqe tani. Kemi probleme shëndetësore. Jam një person e ndershme dhe e kam kuptuar se kemi nevojë për ndihmë, por partneri im ende nuk e pranon se po bën diçka të keqe. Sa herë e takoj në shtrat apo në banjë, thotë se nuk është i sëmurë, nuk e pranon.  Mjeku familjar e di se kemi telashe dhe thotë se kemi nevojë për tretman. Puna është se për disa muaj ia dal pa pijen, por i kthehem përsëri. E partneri im e konsumon çdo ditë, nuk mundet të funksionojë pa të. Edhe unë kam frikë se do ta teprojë dhe do të bëj ndonjë marrëzi, madje vozit gjersa është në gjendje të dehur. Egërsohet dhe fyen kur është i dehur. Nuk e fajësoj përse po konsumon alkool, por e kam kuptuar se me gjasë nuk është personi më i mirë për të qenë me të.

JANE: Thuhet se mizorja pëlqen shoqërimin. Duhet ta pranosh se ti dhe partneri nuk jeni për njëri tjetrin. Kur keni filluar të pini mund edhe të ndaloni. Një shishe nuk ju mjafton dhe nuk ndaloni derisa të shtriheni në dysheme. Është mirë që je në gjendje të bësh një zgjedhje, por konsumimi pandërprerë është i dëmshëm edhe për shëndetin fizik dhe atë mendor. Po zemra dhe mëlçia?  Çfarë nëse pësoni ndonjë fatkeqësi apo rrëzoheni keq? Natyrisht, e kuptoj se ndiheni keq dhe ndjeni përgjegjësi për partnerin tuaj, por  duhet ta kuptoni se kjo marrëdhënie duhet të ndalojë. Nëse jeta juaj është një lloj betejë në vazhdimësi, atëherë meritoni më mirë. Siç edhe vet e ke thënë, tashmë keni probleme shëndetësore. Ndoshta për të dytë është më mirë të bëni një jetë ndaras, sidomos pasi ai është i dhunshëm.  Që të dy keni nevojë për ndihmë në ndryshimin total të mënyrës së jetës.

(Kosova Sot)