45 vjeçari rrëfen seksin e zjarrtë me shoqen e vajzës 18 vjeçare: U trondita kur...

  • 27 January 2019 - 17:03
45 vjeçari rrëfen seksin e zjarrtë me shoqen e vajzës 18 vjeçare: U trondita kur...

Një 45 vjeçar ka rrëfyer historinë e tij të seksit me shoqen e vajzës së tij 18 vjeçare.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përthyer historinë e plotë:

Historia: Do të duhej të kisha qenë më i mençur, për moshën që kam, sesa të bëja seks me shoqen më të mirë të vajzës sime.

Kam 45 vjet, kam tetë vjet që jam shkurorëzuar. Gruaja ime kishte një aferë dhe, më pas më la, duke ikur me të dashurin. Vajza ime shkonte shumë mirë në shkollë, prandaj vendosi që të rrinte me mua. Unë vendosa që të përqendrohesha te rritja dhe edukimi i vajzës, e të mos krijoja lidhje tjetër. Tani ajo ka 18 vjet dhe është një studente e mirë në fakultet. Një vajzë që jeton në një fshat, këtu afër, ka shumë vjet që është shoqja më e mirë e vajzës sime. Edhe pse ajo e la shkollën kur kishte 16 vjet, shoqëria e tyre vazhdoi.

Kjo vajzë, e cila është në lidhje tash e ca kohë, erdhi disa muaj më parë te ne në një gjendje mjaft të keqe. Dëneste, prandaj ia bëra një kafe. Më pyeti a mund të qëndronte te unë, meqë ishte grindur me të dashurin dhe prindërit nuk i kishte aty për fundjavë. Meqë ajo kishte bujtur te ne edhe në të kaluarën, nuk pash asgjë të keqe në kërkesën e saj. Ishim vetëm ne të dy në shtëpi, duke shikuar TV-në dhe, derisa hapja një shishe verë, ajo mu avit dhe mi qiti duart në qafë. Kur e pyeta se çka ishte duke bërë, më tha se gjithmonë i kisha pëlqyer. Provova të largohesha, por ajo filloi të më puthte dhe unë fillova po ashtu ta puthja. Kishte kohë që nuk kisha bërë seks, kështu që kur një vajzë e re, e pashme, filloi të më puthte, nuk munda t’i bëja ballë. Përfunduam në shtrat, duke bërë një seks të hatashëm. Të nesërmen, para se ajo të kthehej te i dashuri i saj, i thash që të mos i tregonte vajzës sime çka kishte ndodhur midis nesh. Nuk doja që ta pengoja vajzën në studime, me ngjarje të tilla. por, një pjesë e imja sikur më thoshte se nuk kisha bërë asgjë të keqe. Që nga ajo kohë kemi pasur seks edhe katër herë tjera. Si i marrë, nuk kisha përdorë prezervativ. Herën e fundit, që u takuam, ma dha lajmin se kishte ngelur shtatzënë. Mendonte se unë isha babai i bebes. Më tha se nuk do ta heqë beben, por do t’i thotë të dashurit se e ka me të. Nuk mund ta duroj idenë që ndokush tjetër do ta rritë fëmijën tim, duke menduar se është fëmija i vet.

DEIDRE thotë: Ke të drejtë, nuk ke bërë aspak mirë që ke bërë seks të pambrojtur. Tani disa njerëz pritet që të lëndohen. A ka menduar kjo vajzë se si do t’i ndryshohet jeta, duke u bërë nënë tani? Ajo ende është adoleshente dhe nuk duket se lidhja e saj me të dashurin është lidhje stabile. E, me ty, as që ka lidhje fare. Nëse ajo insiston që ta lindë fëmijën, atëherë ti duhet të insistosh që, sapo të lindë bebja, t’i bëhet testi i ADN-së. Përndryshe, kjo mesele do të të përndjekë gjatë tërë jetës. Nëse del se bebja me të vërtetë është e jotja, atëherë do të kesh përgjegjësi financiare që ta mbështetësh atë. Po ashtu, duhet ta luash edhe rolin e babait të përkushtuar, apo jo?

(Kosova Sot)