A mund të shkaktojë kancer seksi oral? Ja çka thotë studimi
Sipas një studimi të ri, ka një lidhje të fortë mes virusit papillomavirus (HPV) dhe kancerit. Virusi HPV rrit me 7 herë mundësinë për kancer në kokë.Studimi përfshiu 97 mijë persona.
Në 132 raste u konstatua kancer në kokë, që për një kohë të gjatë mendohej se shkaktohej vetëm nga duhanpirja dhe alkooli.
Lidhja mes seksit oral dhe kancerit u bë e famshme kur aktori Michael Douglas tha se mendonte se kancerin në fyt e kishte pikërisht nga seksi oral. Studimi i fundit tregon se një aktivitet i tillë ka lidhje me kancerin.
Kërkimi shkencor, i realizuar nga shkencëtarët e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork, është publikuar në “JAMA Oncology”.
(Kosova Sot)