39-vjeçarja: Bëra seks me të dashurin në shtratin që ndaj me burrin, por tani ai…

  • 18 February 2019 - 19:36
39-vjeçarja: Bëra seks me të dashurin në shtratin që ndaj me burrin, por tani ai…

Një ditë ftova të dashurin sekret në shtëpinë time për seks. E di që bëra gabim pas tradhtova bashkëshortin, por e kam shijuar çdo minutë me të.

Kështu e nis letrën një 39-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”:

Jam e martuar prej 17 vjetësh dhe kam një vajzë 15-vjeçare. Bashkëshorti im është 38 vjeç dhe kemi pak kohë që nuk kryejmë marrëdhënie pasi ai vazhdon që të më largojë. Jam përpjekur shpesh që të flas rreth këtij problemi me të, por kjo nuk bëri ndonjë ndryshim.

Ndihesha e vetmuar dhe u bëra pjesë e një aplikacioni ku njihesh me njerëz të rinj. Vitin e kaluar aty njoha një person dhe biseduam për muaj me radhë.

I dashuri më dha shumë vëmendje dhe më bëri të ndihem sërish e dëshiruar. Pas disa javësh njohje me njëri-tjetrin, i rregulluam gjerat qe të takoheshim. Ai është 42 vjeç.

Shkuam të pinim në një vend të qetë. Kur u kthyem në makinën e tij, ai filloi të më puthte. Shpejt përfunduam duke bërë seks në pjesën e pasme te makinës.

Që nga ajo ditë, ne filluam të takohemi rregullisht. Do t’i tregoja bashkëshortit tim se po dilja me shokë dhe ai kurrë nuk më pyeti.

Dy javë më parë e ftova të dashurin në shtëpinë time dhe bëmë seks në shtratin që ndaj me burrin tim. E dija se nuk do të ishte në shtëpi deri vonë në mbrëmje, pasi ai do të pinte me shokët pas punës.

Atë ditë, i dashuri me tha se ai do të organizonte diçka të veçantë për Ditën e Shën Valentinit, por javën e kaluar ai telefonoi dhe e anuloi takimin tonë. Fatkeqësisht më tha se kishte takuar një tjetër person në aplikacionin kur u njohëm bashkë. U mërzita shumë.

Atë natë, bëra seks me shokun më te mirë te bashkëshortit tim. Ky tani me thotë se dëshiron të më shohë përsëri, por vetëm për seks…

Përgjigja e psikologes:

Që të dy këto meshkuj kanë avantazh me ty, pasi ti ndihesh e vetmuar nga bashkëshorti jot. Mos u tako më me asnjërin pre tyre që nga ky moment.

E fokusohu vetëm që të shpëtosh martesën tënde e të rifitosh sërish bashkëshortin me të cilin ke një vajzë adoleshente.

Kjo do të ishte ajo që ty do të bënte të lumtur, e sigurisht që bija juaj do të ishte akoma më e lumtur me prindërit bashkë.

Pyete sërish bashkëshortin se pse të largon dhe ti dëgjoje me vëmendje përgjigjen e tij. Tregoi atij se të ka munguar seksi me të dhe që e do shumë.

(Kosova Sot)