Rrëfehet 59 vjeçarja: Jam e martuar që 37 vite, por ajo që po me ndodhë me burrin po...

  • 22 February 2019 - 17:03
Rrëfehet 59 vjeçarja: Jam e martuar që 37 vite, por ajo që po me ndodhë me burrin po...

Një 59 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj se si i ka humbur dëshira për seks, me gjithë dëshirën e burrit të saj që të kenë seks gjatë tërë kohës.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Burri im do të donte të bënim seks gjatë tërë kohës, por mua më ka humbur interesimi.

Kemi 37 vjet që jemi martuar. Ende e duam njëri-tjetrin, por aspekti seksual ka filluar që të zbehet. Kjo nuk do të më shqetësonte aspak, sikur të mos e bënte burrin tim të pikëlluar.

Unë kam 59, e ai 60 vjet. dy vajzat tona janë në të 30-tat. Kur ato u larguan nga shtëpia, burri më tha se shpresonte që tani do të përmirësohej jeta jonë seksuale. Atij i pëlqen që të planifikojë seksin dhe mezi pret ta bëjmë atë. Por, mua disi më vjen marre të sillemi kështu, sikur dy axhaminj.

DEIDRE thotë: Meshkujt reagojnë më shumë ndaj asaj që shohin, derisa femrat ndaj mendimeve dhe prekjeve. Bëje një përpjekje, meqë më duket se ky është aspekti që po ju ndanë. Thuaji atij se paraloja më e mirë është nëse ai përgatitë darkën, sesa të ta bëjë ndonjë masazh erotik.

(Kosova Sot)