Shokon 31 vjeçari: Kisha seks të hatashëm, por kur e dashura ime infermiere ma dha lajmin tronditës që...

  • 25 February 2019 - 15:48
Shokon 31 vjeçari: Kisha seks të hatashëm, por kur e dashura ime infermiere ma dha lajmin tronditës që...

“Sapo kam zbuluar se e dashura ime është e martuar me dikë tjetër dhe se djali ‘ynë’, në fakt, është djali i tyre”, kështu e nis letrën e tij një 31 vjeçar i cili ka treguar historinë e tij për “The Sun”.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: U takuam dy vjet më parë dhe menjëherë ramë në dashuri. Ajo ka 29, e unë 31 vjet. Jetonim 60 kilometra larg njëri-tjetrit, kështu që nuk mund të shiheshim aq shpesh, por lidhja jonë ende ishte e mirë. Ajo kishte orar të gjatë të punës, si infermiere, por ia dilnim që, një vikend në muaj, ta kalonim bashkë. Nuk di të kem pasur seks më të mirë me ndokënd, sesa me të.

Një vit pas fillimit të lidhjes sonë, ajo më tha se kishte ngelë shtatzënë. U gëzova pa masë. U morëm vesh që, kur të lindte bebja, ta merrnim një banesë të përbashkët, në mënyrë që të mund t’i ndihmoja rreth fëmijës. Këtë edhe e bëmë dhe, kur dukej se çdo gjë kishte rënë në vendin e vet, ajo ma dha lajmin tronditës, se ishte e martuar me dikë tjetër. Për më tepër, burri i saj pretendonte se fëmija është i tiji. E dashura filloi të bënte be se djali nuk mund të ishte i tij, por analizat e ADN-së treguan të kundërtën. Nuk e di çka të bëj. Më nuk jam i sigurt rreth ndjenjave të mia ndaj saj.

DEIDRE thotë: Ndoshta ajo e kishte bindur veten se ti je babai i fëmijës, meqë donte që kjo të ishte e vërtetë. Por, përkundër kësaj, ajo duhej të të tregonte se ishte e martuar me dikë tjetër, para se lidhja juaj të bëhej serioze. Mund të vazhdosh lidhjen me të vetëm nëse mund të jesh i sigurt se nuk do të të rrejë edhe në të ardhmen. Dhe, duhet ta pyesësh veten a mund ta duash fëmijën e dikujt tjetër, sikur të ishte fëmija yt? I ati i tij biologjik ka për detyrë që të ndihmojë financiarisht rritjen e të birit. Ai do të kërkojë, me gjasë, që të ketë edhe takime me djalin. Nëse mendon se nuk mund ta durosh një situatë të tillë, atëherë më mirë ndaju tash, sesa ta rrisësh fëmijën e huaj në një ambient të dyshimeve dhe urrejtjes.

(Kosova Sot)