Rrëfimi tronditës: Bëra seks të çmendur me ish-kolegun, por u shokova kur zbulova se...

  • 10 March 2019 - 17:07
Rrëfimi tronditës: Bëra seks të çmendur me ish-kolegun, por u shokova kur zbulova se...

“Kam fjetur me një ish-koleg, derisa isha e dehur. Fëmija im gjashtë muajsh është i tij dhe kam frikë se burri im ka dyshime. Nuk e di a ta pranoj të vërtetën”, kështu e nis rrëfimin e tij një grua për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të pakthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Ky ishte gabimi më i madh që kam bërë. E dua burrin tim. I kemi dy vajza, e tani edhe një djalë. Punoj në një vetëshërbim dhe menaxheri ynë, që largohej nga ky vend i punës, kishte organizuar një ndejë. Erdhën edhe punëtorë nga pikat e tjera të shitjes, midis tyre edhe një njeri me të cilin kisha punuar shtatë vjet më parë. Ai ka 39 vjet dhe filloi që të flisnëtorë nga pikat e tjera të shitjes, midis tyre edhe një njeri me të cilin kisha punuar shtatë vjet më parë. Ai ka 39 vjet dhe filloi që të fliste rreth ‘kohëve të vjetra’. Më tha se i mungonte shoqëria ime dhe se, tri vjet më parë, ishte ndarë nga gruaja. Më propozoi që të shkonim në shtëpi me të njëjtin taksi, meqë e kishim shtëpinë në të njëjtin drejtim.

Derisa ishim në taksi më ftoi për kafe në banesën e tij dhe unë e marra pranova. Ende pa hyrë mirë brenda, filluam që të putheshim dhe përfunduam në shtrat, duke bërë seks. Më pas mora një taksi tjetër për të shkuar në shtëpi, ku gjeta burrin fjetur dhe nuk i bëra zë. Gjashtë javë më pas zbulova se kisha ngelë me barrë. Meqë me burrin kemi një jetë aktive seksuale, shpresoja që ai të ishte i ati i bebes. Por, pas lindjes së fëmijës, kryesisht për shkak të ngjyrës së lëkurës, fillova të kisha dyshime mos bebja ishte fëmijë i ish-kolegut të punës. I telefonova dhe ia tregova shqetësimin tim. Ai pranoi ta bënte testin e ADN-së, i cili tregoi se ai ishte fëmija i bebes sime. Në fillim ai më tha se do të priste dhe nuk do të përzihej në jetën e djalit tonë, por më pas ka ndërruar mendjen, duke iu treguar edhe familjarëve të tij se ishte baba i një djali. Tani ata duan ta shohin djalin. Më duket se edhe burri ka hetuar diçka. Nuk dua ta lëndoj as atë, e as vajzat tona, por nuk di a t’i tregoj, apo jo.

DEIDRE thotë: Çfarë dileme! Në njërën anë është mirë që i ati i djalit dëshiron t’i marrë përgjegjësitë e veta, por atij duhet t’ia bësh me dije se nuk mund të presësh vizita të familjarëve të tij. Ai duhet ta paguajë alimentacionin gjatë 16 vjetëve të ardhshme dhe duhet ta bartë pjesën e tij të përgjegjësisë nëse martesa jote dështon.

Nëse ai nuk është në gjendje që ta bëjë këtë, atëherë ndoshta është më mirë që të mos përzihet në jetën tuaj, e as të djalit. Nëse ai insiston që të përfshihet në rritjen e djalit, atëherë nuk ke qare pa ia treguar burrit të vërtetën. Ndoshta ai tanimë ka filluar të dyshojë, kështu që lajmi në fjalë nuk do ta befasojë së tepërmi, por pa dyshim se do ta lëndojë. Thuaji se e do dhe se, krejt kjo çka ndodhi, është pasojë e një nate kur ishe e dehur. Lute që të ta falë gabimin, qoftë edhe vetëm për hatër të fëmijëve. A mund ta bësh këtë?

(Kosova Sot)