Shokon 47-vjeçari: Vendosa kamera në shtëpi dhe zura gruan duke bërë seks me…

  • 24 March 2019 - 16:15
Shokon 47-vjeçari: Vendosa kamera në shtëpi dhe zura gruan duke bërë seks me…

“Kam parë gruan time duke bërë seks me një mashkull tjetër, pasi që vendosa kamerat e vëzhgimit, pa dijen e saj. E dua pa masë atë. A duhet ta konfrontoj me faktet?”, kështu e nis rrëfimin e tij një 47 vjeçar, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Gruaja ime ‘hyri’ në “Facebook” gjashtë muaj më parë dhe kjo ngjalli grindje të shumta. Unë kam 47 vjet e gruaja ime 43. Kemi më shumë se 20 vjet që jemi të martuar dhe kemi dy fëmijë, të cilët tani bëjnë jetë të pavarur. Që në muajin e parë në FB, e zura gruan time duke dërguar mesazhe private një burri. Ajo nuk merr erë nga teknologjia, kështu që nuk di si t’ia vejë drynin celularit, prandaj unë e kam të lehtë që t’ia kontrolloj atë. Kjo gjë më pikëlloi pa masë por nuk i bëra zë. Bile, më duket se mu për të folur me atë njeri edhe e hapi FB-në. Ajo është njoftuar me të në vendin e punës.

Ky burri në mesazhin e fundit i tha se do të vinte një natë, kur do të ishte e përshtatshme. Unë punoj edhe në ndërrimin e natës, kështu që ata u morën vesh që ai të vinte njërën nga netët kur unë nuk do të isha në shtëpi. Derisa gruaja ime ishte në punë, i vura ca kamera, një në dhomën e gjumit. Kur e shikova incizimin herën tjetër, pash sesi gruaja ime përgatitej për jaranin e vet. U vesh me rroba seksi. E ai, kur arriti, i kishte blerë lule dhe verë. Pasi që shkuan në dhomë të gjumit, gruaja ime së pari ia mori në gojë, e më pas bënë seks të plotë. E kam shikuar këtë incizim disa herë dhe më bën të vjell. Në fund, ata u morën vesh që përsëri të bënin seks. Edhe pse e dua, më vjen që t’ia përplas të vërtetën gruas në fytyrë, e të ndahemi pas 20 vjetësh martesë.

DEIDRE thotë: Mos e shiko më atë incizim. Ai vetëm të pengon që të marrësh ndonjë vendim. Gruaja jote e ka shkatërruar besimin e ndërsjellë midis jush, por nëse i thua se ke vendosur kamera të vëzhgimit, raporti juaj kurrë më nuk do të jetë i njëjtë.

Duhet të analizosh sa ka mbetur dashuri midis jush? Thuaji gruas sesi, kohët e fundit, të dy ju i keni neglizhuar obligimet e martesës dhe se duhet të punoni së bashku për përmirësimin e raportit. Me shkurorëzim, edhe ajo do të dalë humbëse, në mos për diçka tjetër, atëherë për reputacionin e saj. Provo, nëse shkon, mirë, nëse jo, ndarja mbetet opsioni i fundit.

(Kosova Sot)