Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (62)

  • 26 March 2019 - 15:35
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (62)

"Of", bëri Danieli, duke vendosur dorën në gjoks. "Je shumë brutale!" "Ai ma tregoi penisin e vet në takim të parë", bërtita. "Nuk duhet ta harroj: mos ia trego Ashlyn-it penisin sonte". Unë u skuqa dhe ia dhashë një buzëqeshje ironike."Ne tanimë e kemi pasur takimin tonë të parë në kafenenë 'Joe's'. Kështu që mund të më tregosh çka të duash". U duk se këto fjalë i pëlqyen. Hodhi ca ujë në drejtimin tim. "Vazhdo". "Libri im i çuditshëm më i preferuar është një rreth zombive. Në fund, zombit del të jenë krerët e korporatave amerikane dhe njerëzit të cilët ata mundoheshin t'i bënin si vetja, ishin njerëzit kreativë nga e mbarë bota. "Ata e shndërruan Steven Spielbergun në njërin prej tyre dhe ai e dokumentoi tërë transformimin para se të lejonte të mundej nga zombit. Më pas, ata u kthyen kah Ellen Degeneres, por këtu zombit u 'ngulën', meqë Ellen ishte më bizare si njeri, sesa si zombi.

Kjo i bëri edhe zombit e tjerë që të qeshnin dhe, duke qeshur, disa prej tyre iu binte hunda dhe duart. Një libër me të vërtetë i mirë". "Uau", bëri Daniel, pasi dëgjoi storjen time. "Uau, pra", thashë, duke e bërë një pauzë. "Më pas vdiqën që të gjithë". Ai mu afrua edhe më shumë, aq sa këmbët na u prekën midis veti. "The Neighborhood Zombie", tha ai. "Jo...", bërtita. "Edhe ti e ke lexuar?!" "Në vitin e parë të studimeve. Libri më i mirë që kam lexuar", tha ai duke buzëqeshur. "Tani, hera kur je eksituar më së shumti". "Oh, kjo është e lehtë. Më së shumti jam eksituar nga një djalë, i cili më lexon". Ai më preku me gisht në fytyrë. "Unë lexoj". "Atëherë, më duket, ti më eksiton". Dora e tij kaploi belin tim, para se të më merrte hopa. "Të duket?" Ai ma gici lehtë buzën time të poshtme. Trupi im reagoi instinktivisht ndaj prekjes së tij. Duart e mia u vendosën në gjoksin e tij dhe, pasi që ai ma lëshoi buzën, ia dhashë një puthje të butë. "Ti lexon, por mua ende nuk më ke lexuar". Ai buzëqeshi me vetëkënaqësi derisa u ngrit në këmbë, me mua në krahë, derisa unë i kisha mbështjellë këmbët rreth belit të tij. "Le të shkojmë ta bëjmë darkën".

E tunda kokën në shenjë mohimi. "Nuk do ta përgatis unë darkën. Ti do ta bësh këtë". Duart e tij kaluan te fundshpina ime derisa ai më çonte në drejtim të shtëpisë. Fshehurazi shpresoja që ai kurrë të mos më lëshonte në tokë, por ai e bëri këtë. Ai më lëshoi mbi banakun e kuzhinës, e vet filloi që të kërkonte nëpër dollapë të kuzhinës, duke nxjerrë përbërësit për "darkën e jetës", sikur që e quante ai.

Fillova që të gajasesha kur pash përbërësit e gatshëm të vendosur aty anash. Ai e nxori një thikë xhepi për ta hapur kutinë. "Gjithmonë i hapë makaronat dhe djathin me thikë?" "Kështu bënte im at. Ai e merrte thikën kudo që shkonte, duke thënë se kurrë nuk i dihet kur mund të të duhet ajo". Ai qeshi me vetveten. Por, më pas fytyra e tij u bë serioze. Me gjasë iu kujtua babai i vet. "Ma thuaj faktin më të pikëlluar", i pëshpërita, duke e shikuar sesi e mbushte enën me ujë. Ai e vendosi enën mbi zjarr dhe e ndezi zjarrin. Duke u afruar tek unë, m'i hapi këmbët dhe hyri midis tyre. "Kjo është temë e rëndë për një darkë". "Ende nuk jemi duke ngrënë". (vijon)

(Kosova Sot)