Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (63)

  • 27 March 2019 - 15:44
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (63)

Dhoma ishte e qetë. Daniel-i m'i kishte ngulur sytë, e edhe unë atij. Ai m'i vendosi flokët pas veshëve. "Muaji mars, data 22, nga viti i kaluar". Sytë e tij shikonin dritaren sipër lavamanit dhe po shikonte drejt oborrit. Zëri i tij ishte i mprehtë si thikë. "Nëna ime vdiq në duart e mia". Duart e mia i vendosa në faqet e tij dhe e vendosa më afër. "Ndërsa babai po e shikonte ngjarjen derisa ndodhte". Sytë e mi po pikonin gjak nga dhimbja që kisha për të. E putha fort, duke e mbushur me të gjitha kërkim faljet që mund t'ia dhuroja për ditët e tij të këqija, duke dëshiruar ta bëja që dhimbja t'i zhdukej. Flokët e tij ngjyrë kafe i ranë në fytyrë e unë ia ledhatoja nga prapa. Kur buzët tona u ndanë, po më mungonte shija e tyre. Po imagjinoja që edhe atij i mungonte shija ime, duke u bazuar në faktin se si buzët e tija menjëherë i vuri sipër të mijave. "Si ia del ta kalosh një ndodhi si kjo", e pyeta. Ai solli kokën dhe u struk. "Lehtë. Ti nuk mundesh".

"A e di se kush e bëri"? Ai përsëri solli kokën. Jo vetëm trupin e tij, por personalitetin e tij. Dukej më i errët derisa po largohej prej meje. "Kjo nuk ka rëndësi. Nuk ma kthen nënën". Shkoi në kuzhinë dhe ia kishte ngulur sytë oborrit. "Por, unë mund të sjell drejtësi". "Jo"!. Klithma e tij dukej si një duartrokitje apo bubullimë që po lëvizte degët e pemëve. Lëkura ime i rrëqeth nga ky zemërim i menjëhershëm. Një gulçim më kaploi buzët. Kur u kthye drejt meje, fytyra e tij ishte skuqur nga zemërimi -ose faji? "Eja këtu", i thashë. Krahu i tij u mbështet në timin dhe sytë e tij u mbyllën. "Më fal", më tha qetë, duke ecur drejt meje. "Unë nuk flas për të. Unë nuk dua të mendoj rreth asaj se kush ia bëri këtë asaj. Po dua të eci përpara". Unë nuk iu përgjigja, por e tërhoqa midis këmbëve të mija. "A mund të flasim për ty në vend se për mua", më pyeti qetësisht. Ai kurrë nuk dëshironte të fliste për aksidentin, që më pikëllonte. Unë dëshiroja të dija gjithçka. Ende nuk kisha dëshirë ta frikësoja. Pasi e ngrita kokën, si ofshau nga lehtësimi. "Cili është fakti yt më i pikëlluar", pëshpëriti ai, duke vendosur duart e tij në ijët e mija. "Leukemia". Ishte vetëm një fjalë. Por, e fuqishme ama. Një fjalë që kishte vënë kufizimin në lidhjen time me Gabby-n. Një fjalë që më ka bërë të qajë me muaj, për çdo natë. Një fjalë që nuk ia dëshiroj as armikut tim më të egër. Një lot rrodhi në faqen time dhe ai e largoi me puthje. Ma dha të njëjtën puthje që ia dhurova dhe unë atij. "Cili është fakti juaj më i lumtur", pyeti ai. E vendosa dorën në ajër dhe ai e vendosi në timen. "Kjo", pëshpërita, duke ngulur sytë në prekjen tonë.

Dora tjetër e tij shkoi lart dhe e vendosa dhe timen aty. I kemi shtrënguar gishtërinjtë bashkë. "Kjo", tha me buzëqeshje. I dërgova ijët e mia më afër tij, dhe ai filloi të ma puthe qafën ngadalë, me dashuri. "Daniel", i kam mbyllur sytë derisa ai po më puthte poshtë krahut. "Po", më tha qetë. "Kjo është kaq mirë", po ndieja gjuhën e tij derisa po lëvizte poshtë. "Unë gjithmonë dua që ti të ndihesh mirë". Sytë e tij të kaltër më shikonin mua dhe buzëqeshja e tij ishte e gjerë. Buzët e tij aterruan në ballin tim.

"Unë çmendem pas teje, Ashlyn Jennings". Mora frymë thellë dhe lëshova frymën. "Unë çmendem për ty, Daniel Daniels". Ia ngulëm sytë njëri-tjetrit, duke qeshur për situatën tonë të çmendur. A isha në lidhje me profesorin e anglishtes? A ishte kjo etike, kjo që po bënim? Rënia në dashuri? A mund të jetë gabim ndonjëherë rënia në dashuri? "Ne jemi të çmendur, apo jo"? I vendosa duart përreth qafës së tij. "Krejt çmenduri". Ky ishte fakti më interesant për neve të dyve atë natë. Që të dy jemi kaq dreqin të çmendur. (vijon)

(Kosova Sot)