Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (65)

  • 29 March 2019 - 15:36
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (65)

Vizitat tona u bënë më të shpeshta. Lidhja jonë u bë më e fortë, meqë kjo ishte alternativa e vetme që ia lamë asaj.

Çdo ditë pas mësimit, e prisja prapa bibliotekës me një libër të ri, të cilin doja ta ndaja me të. Ai do të ma lexonte librin, derisa bënim makarona. Unë i lexoja atij derisa vendoste letra të ngjyrosura rreth shtëpie, duke u përpjekur që të vendoste se me cilën ngjyrë ta ngjyroste shtëpinë e prindërve të tij. Ai ulej mbrapshtë në karrige dhe më lexonte mua, derisa unë isha duke i bërë detyrat e shtëpisë.

Unë i lexoja atij romane, derisa ai notonte hartimet. Bota dukej shumë më e ëmbël, kishte më shumë thellësi kur fjalët udhëtonin nga buzët e tij deri te veshët e mi. Zëri i tij ngrihej kur personazhet ishin të zemëruara, kurse dobësohej kur ata kishin frikë. Sot ai u ul me shpinë kah aparati i kafes, derisa më lexonte dhe unë ia ngula sytë sikur kurrë më parë. I shikoja qerpikët e tij duke rrahur dhe buzët duke lëvizur. Studioja gishtat e tij duke ndërruar faqet e librit dhe këmbën e tij duke rrahur dyshemenë. Dhe, fillova të qaj. Nuk qaja për shkak të fjalëve të librit, por qaja nga gëzimi, nga shpresa që kisha për të qenë e lumtur. "Daniel", pëshpërita duke iu afruar më shumë.

E vura dorën mbi libër, duke e penguar atë që të lexonte. Ai më shikoi me një ngrohtësi në fytyrë. Ia mora dorën e tij në dorën time dhe e vura atë afër zemrës time. "Ti je duke e bërë atë". "Çka jam duke bërë?" "Je duke më kthyer në jetë". Kishte ditë kur nuk isha aq e fuqishme sikur që isha atë ditë. Ndonjëherë më kaplonin kujtimet rreth Gabby-t, kështu që Daniel pushonte së lexuari. E vendoste ndonjërën nga CD-të e tij dhe fillonte të dëgjonte muzikë. { "Të vallëzojmë", më thoshte shpesh ai, për të ma hequr mërzinë. "Daniel", i thosha me qesëndi, por kurrë nuk e refuzoja kërkesën për vallëzim. Vetëm disa javë më parë i kisha thënë sa e doja vallëzimin. "Hajde, lëviz", tha ai, duke lëvizur ijët.

Dukej sikur kloun, por edhe si i tillë më pëlqente pa masë. Edhe unë i ngrita duart lart dhe fillova të vallëzoja. Ai ma kapi njërën dorë dhe filloi të më sillte ngadalë. Ai filloi që të më pyeste rreth Gabby-t derisa vallëzonim. "Ma trego ndonjë fakt të çuditshëm rreth saj", më tha ai. Kafshova buzën. "I pëlqente gjalpi i kikirikëve dhe hante sandviçë me turshi. Kur ishim të vogla, ajo kishte nxjerrë një tavolinë jashtë shtëpisë dhe kishte filluar që të shiste limonada dhe sandviçë. Është e tepërt të thuhet se nuk u pasurua nga ai biznes". Ai e tkurri hundën. "A e ke provuar ti ndonjë sandviç të tillë?" "Jo, more. Gabby ishte e çuditshmja në familje, e jo unë". (vijon)

(Kosova Sot)