Trondit 27 vjeçarja e martuar: Bëj seks të çmendur me kolegun e punës, por...

  • 01 April 2019 - 16:01
Trondit 27 vjeçarja e martuar: Bëj seks të çmendur me kolegun e punës, por...

“Kam një aferë me një njeri i cili mban një post të lartë në kompaninë ku punoj unë”, kështu e nis rrëfimin e saj një 27 vjeçare për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Ai më dërgon në restorante luksoze, e më pas shkojmë në hotel për të bërë seks. Unë jam e dashuruar, por nuk e di çka do të sjellë e ardhshmja. Kam 27 vjet dhe punoj si asistente financiare. Burri im është dekorator dhe ka 33 vjet. Ai më do pa masë. Dikur isha e lumtur me të, por tani çdo gjë ka ndryshuar. Njeriu me të cilin jam në lidhje është ‘i lartë me punë’.

Është kreu i IT-së. Është i gjatë, i bukur dhe e mbanë veten mirë. U njoftuam pas orarit të punës, kur në zyrë kishim mbetur vetëm unë dhe ai. Një ditë ai më ftoi për darkë. I thash burrit se do të vonohesha, meqë isha në një darkë miqësore. Kjo ishte e vërteta. Por, pas darke përfunduam në hotel me pesë yje. Më pas vazhduam që të takoheshim një herë në javë.

Seksi me të ishte i mrekullueshëm. Ai më trajton aq mirë, sa që kam rënë tepër në dashuri me të. Ka 48 vjet, por duket shumë më i ri. Më thotë se më do, por se nuk mund të ndahet nga gruaja, meqë ka frikë se do të mbetet pa fëmijë. Ai ka dy djem adoleshentë dhe është një baba i mrekullueshëm. Nuk dua ta humbas, por çka mund të bëj?

DEIDRE thotë: Më vjen keq të të them, por çkado që do të sjellë e ardhmja e tij, aty nuk do të përfshihesh ti. Ai po kënaqet me ty, meqë si duket i ka pëlqyer seksi me ty, por sikur edhe ta ka bërë me dije, nuk ka gjasa që ai ta lejë gruan e as fëmijët, për ty. Është e vërtetë se kënaqesh me darka luksoze dhe me seks në hotel me pesë yje, por kaq! Asgjë më shumë.

Më së miri është që ta lësh këtë njeri para se të shkaktohet ndonjë dëm edhe më i madh.

Burri yt, sipas asaj që thua ti, është një njeri i dashur dhe punëtor, por mos e provoko fatin. Nëse vazhdon që ta tradhtosh atë, ai do ta marrë vesh, apo do të fillojë që të dyshojë.

Më pas, rrezikon që të mbetesh e vetme në udhëkryqet e jetës. Thuaji të dashurit tënd se, ka qenë mirë ajo që ndodhi midis jush, por duhet të përfundojë. Në vend të kësaj lidhjeje, përqendrohu te njeriu që të do dhe me të cilin je e martuar. Martesa kërkon përkushtim. Bëje këtë para se të bëhet tepër vonë.

(Kosova Sot)