Gruaja ka 20 vite e martuar, së fundmi po i ndodh ajo që do tmerrojë këdo që e dëgjon

  • 02 April 2019 - 14:49
Gruaja ka 20 vite e martuar, së fundmi po i ndodh ajo që do tmerrojë këdo që e dëgjon

Keni dëgjuar histori të tilla? A e keni menduar ndonjëherë se ligji mund të vendosë për ju, nëse mund të keni marrëdhënie intime me gruan/burrin?

Kjo ka ndodhur në Londër.

Gjyqtarit Justice Hayden i janë thënë se burri ka ofruar që të ketë më shumë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

Por, gjykatësi tha se dëshironte të shqyrtonte më shumë detaje dhe të dëgjonte argumente nga avokatët që përfaqësonin gruan, bashkëshortin e saj dhe këshillin e përfshirë para se të merrnin ndonjë vendim.

Një specialist gjyqësor së shpejti mund të vendosë nëse një burrë mund të vazhdojë të bëjë dashuri me gruan e tij, i martuar prej më shumë se 20 vjetësh.

Gruaja ka vështirësi në të mësuarin dhe zyrtarët e këshillit kanë pohuar se ka dëshmi se shëndeti i saj mendor nënkupton se ajo nuk ka më kapacitetin për të marrë vendime në lidhje me pëlqimin seksual.

Përgjegjësi i shërbimeve sociale që merret me kujdesin e saj, i ka kërkuar Gjykatës së Mbrojtjes, të marrin në konsideratë rastin.

Avokatët që përfaqësojnë këshillin e paidentifikuar kanë kërkuar nga gjykata që të nxjerrë një urdhër që e ndalon burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten për të parandaluar dhunimin e saj.

(Kosova Sot)