Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (70)

  • 03 April 2019 - 15:51
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (70)

1. TË BIESH NË DASHURI

Me një djalë, të cilin e do ndonjë vajzë, nuk e di se a je e vetëdijshme se sa me fat je. Motra ime e vogël nuk e di këtë, por ajo ngreh mure. Zemra e saj është e kyçur dhe e lidhur me zinxhirë, e izoluar nga bota. Ajo fshihet prapa librave të saj dhe nuk e lë askënd brenda. Ma merr mendja se ajo sillet kështu për shkak se, pas largimit të babait tonë, ajo më nuk dëshiron që të ndihet ashtu - e braktisur. Por, ja ku je ti. Dikush që e gjeti çelësin. A mund të më bësh ca favore? Tregoja asaj botën. Thirre me zë të lartë nga maja e kulmeve. Nxirre në takime. Asaj i pëlqen që të vallëzojë edhe pse është e tmerrshme në vallëzim. Bëni çiftet e tjera xheloze. Bëhu i dashuri i saj i artë. Meqë të premtoj se ajo do të jetë jotja. Je i mirë në këtë drejtim.

GABRIELLE

Që nga momenti kur e lexova shkrimin e Gabby-t, jam ndier tmerrshëm. Motra e Ashlynit kishte të drejtë. Ajo e meriton që të shëtitet dhe meriton që të dalë në takime. Ajo meriton që t'ia shpallësh dashurinë me zë të lartë. Dhe, unë nuk e dija si ta bëja këtë. KAPITULLI 20 Mos u ndal derisa të mbarojmë. Më pas dil nga binarët. Kurrë mos u kthe prapa, kurrë mos shiko prapa.

ROMEO'S QUEST

"A ndodh shpesh që të shëtisësh rreth varrezave vetëm?", thash, duke parë Danielin. Ai u kthye për të më shikuar dhe ma dha një buzëqeshje të gjerë. "Vetëm kur jam duke pritur ndonjë vajzë të bukur". I rrotullova sytë. "Kali je". Ai më ofroi më afër vetes dhe ma lëpiu buzën e poshtme, para se të më puthte. "Mmm", bëra, pasi shijova buzët e tij. "Jake nga shkolla ma dërgoi një tekst, duke më ftuar në takim, përsëri", i thash, duke kafshuar buzën e poshtme. Danieli ngriti njërën vetull."Si duket këtij djali nuk ia rrokë hiç, apo jo?" Ai pauzoi dhe e uli zërin. "A dëshiron që të dalësh me të?" Unë u tërhoqa prapa. "Çka?" "Dua të them... ai mund të dalë me ty, Ashlyn. Kjo nuk është në rregull - takimi prapa ndërtesave, në varreza". "Çka d.m.th. kjo?", e pyeta, derisa sytë m'u hapën edhe më shumë nga habia. Pse do të thoshte ai gjëra të tilla? Unë isha e lumtur me të. Ne ishim të lumtur. E vetmja gjë që më binte ndërmend, e që do të mund të ndikonte që të ndryshonte Danieli, ishte shkresa që ia dhashë mbrëmë. Nuk do të duhej t'ia jepja atë shkresë. Më duket se e kam tepruar. Ai u bë i zymtë për një moment. E urreja veten pse nuk mund ta dija çka ishte duke bluar në mendje. Qepallat e tij rrihnin derisa shikonte lart. Unë e ula kokën."

Kjo është për shkak të letrës që ta dhashë? Meqë, kërkoj falje nëse është tepër herët, por...". "Jo, Ash…", shikimi i tij u zbut. Sikur i kaloi tërë zemërimi. "Kurrgjë nuk kam. Harroje këtë. E ti?! Pse më tregove se të ka shkruar Jake?" Doja që ta pyesja rreth mendimeve të tij, çka ia merr mendja atij, por kisha frikë se kjo do ta dëbonte atë nga unë. Duke marrë frymë thellë, u përpoqa që t'i sqaroja gjërat midis nesh."E di se nuk mund të them se jam në lidhje me ty, por ndoshta..." I qita flokët anash dhe e nxora qafën në pah."Ndoshta mund të ma bësh një shenjë, sa për t'u ditur se jam e jotja?"Ai qeshi."Dëshiron të të kafshoj?" Unë pohova me kokë. "Por, kjo është kaq...""Fëmijërore?", i thashë duke qeshur. "Mos harro, i dashur, e dashura jote është ende fëmijë". "Mmm… e dashura! Më pëlqen si tingëllon kjo fjalë". Daniel u afrua te qafa ime dhe filloi të ma thithte ngadalë lëkurën, duke më giciluar. Ai më puthte dhe më thithte. Pas një momenti, ai më tha "Ma merr mendja se kjo d.m.th. se tani je imja". Unë pohova me kokë, por më pas shtova: "Isha e jotja ende pa u takuar". (vijon)

(Kosova Sot)