Pesë ëndrrat seksuale më popullore – ja cila është domethënia e tyre e vërtetë

  • 04 April 2019 - 15:27
Pesë ëndrrat seksuale më popullore – ja cila është domethënia e tyre e vërtetë

Ëndrrat janë diçka argëtuese, nganjëherë i kujtojmë aq qartë e herëve tjera i harrojmë. Kur bëhet fjalë për ato seksuale, ëndërrimi i ish partnerit apo shefit është krejt normale por çfarë do të thotë?ekspertja e ëndrrave Lauri Loewenberg ka folur për “Cosmopolitan: në lidhje me domethënien e këtyre pesë ëndrra seksuale.

1. Me një të njohur

Nëse ndonjëherë keni ëndërruar për një person që e keni takuar gjashtë muaj më parë, apo me dikë që jeni takuar në rrugë për pesë minuta, kjo është normale. Sipas Lauri, ëndrrat për të njohurit nuk ndodhin se tërhiqeni nga ta, por më shumë ka të bëjë “diçka në lidhje me ta”.

2. Dikush që nuk është partneri juaj

Nëse ëndërroni për dikë që nuk është shpirti juaj binjak, atëherë nuk duhet të brengoseni. Por nëse kjo ndodh gjatë gjithë kohës, ekspertja ju inkurajon ta ekzaminoni jetën tuaj seksuale aktuale. “Hidhjani një shikim frekuencës tuaj seksuale në jetën tuaj reale” ka shpjeguar ajo. “Ndoshta nuk keni vëmendjen e duhur prej tyre? Apo ndoshta keni mjaftueshëm, por jo lloj-llojshmërinë e duhur”?

3. Shefi

Ëndërrimi për menaxherin tuaj apo një koleg është e njëjta sikur kur mendon për një mik. Laura tregon: “A duhet të bashkoheni me ta për hir të punës? Apo ka diçka në lidhje me atë koleg që vërtetë do të përfitoje nëse e bashkon atë cilësi në veten tënde? Ëndrrat seksuale që përfshijnë shefin, megjithëse, janë paksa më ndryshe. Fakti se ai është dikush që është në pozitë më të fuqishme se ju është me rëndësi”. Ekspertja sugjeron të mendoni nëse keni nevojë ët lidheni me shefin tuaj në njëfarë mënyre – të punoni së bashku në një projekt.

4. Dikush nga e njëjta gjini

Nëse normalisht nuk ndiheni të tërhequr nga e njëjta gjini, këto lloje të ëndrrave janë të zakonshme, sipas Lauri. “Nëse ju duket e çuditshme dhe e rastësishme që të shihni një ëndërr si kjo, mbani mend nuk është vërtetë për [të kesh atë kuriozitet], por më shumë për personin që bëni seks me prezantim” thotë ajo.

5. Dikush që e urreni

Të kesh seks në ëndërr me dikë që e urreni nuk duket aspak e drejtë, por kjo ndodh. Mundet të ndodh që mendja juaj e ndërgjegjshme ju detyron të gjeni një mënyrë për t’u lidhur me atë person. Laura sugjeron: “[Mund të jetë] të bashkoheni në një nivel me një pjesë të mendjes tuaj të shëndoshë. Nuk është energji pozitive ta durosh urrejtjen”. Ose ku person ka disa shkathtësi ose personalitet që do ta duaje për veten tënde.

(Kosova Sot)