Rrëfehet 36 vjeçarja: Seksi më mikun tim ishte hata e vërtetë, por burri...

  • 05 April 2019 - 16:12
Rrëfehet 36 vjeçarja: Seksi më mikun tim ishte hata e vërtetë, por burri...

“Kam kaluar një natë të mrekullueshme duke bërë seks me një mik dhe koleg të vjetër. Dua me të vërtetë që të jem me të, por disi nuk mund t’i jap fund lidhjes sime aktuale”, kështu e nis rrëfimin e tij një 36 vjeçare për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të pakthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Ka dhjetë vjet që jam me partnerin tim. Ai ka 37, e unë 36 vjet dhe kemi një vajzë tri vjeçe. Ka vite që nuk jam e dashuruar më në të. Në fakt, e dua, por vetëm si babanë e vajzës sonë. Seksi me të është i mërzitshëm dhe rutinë. Ai nuk pranon që të dalim, derisa unë dua. Provova që të ndahesha nga ai një vit më parë, por ai filloi të qante dhe më premtoi se do të përmirësohej.

Dhe, me të vërtetë për dy javë sikur të ishte njeri tjetër, dilnim më shumë dhe ia kalonim mirë. Por, më pas iu kthye rutinës së vjetër.

E, miku dhe kolegu im ka 35 vjet. Së pari jemi takuar në punë pesë vjet më parë. Ai më bën të qeshem dhe të ndihem mirë me veten. Edhe pesë vjet më parë ai më kishte propozuar lidhje, por unë kisha zgjedhur që të mbetesha me partnerin tim aktual. Ai më kontaktoi online disa muaj më parë. Dolëm për pije, por përfunduam në shtrat. Seksi ishte hata e vërtetë!

Ai më tha se është i gatshëm që të lidhet me mua, por se nuk dëshiron të ushtrojë ndonjë presion ndaj meje, në lidhje me ndarjen nga partneri im. Do të ndahesha menjëherë nga ai, po të mos ishte vajza, e cila është shumë e lidhur me të atin.

DEIDRE thotë: Duket sikur i dashuri yt është tepër i vëmendshëm që mos tëtë premtojë asgjë apo ta bëjë ndonjë përkushtim. Dhe, në njëfarë mënyre, ai ka të drejtë.

Sikur të mos ishe në lidhje me ndokënd, atëherë do të vishe ‘në pako’ me një vajzë të vogël, e cila mund të ishte tepër e trishtuar rreth ndarjes së prindërve të saj. Atëherë, a do të ishte koha e kaluar pasionante dhe romantike?

Jepja lidhjes tuaj edhe një shans, edhe nëse, në fillim, këtë e bën vetëm për hatër të vajzës. Duhet të jesh shumë e qartë me partnerin rreth gjërave që dëshiron të ndryshojnë dhe bëja me dije seriozitetin e situatës. Nëse nuk ka asnjë përmirësim, atëherë ju tregojmë se, sipas statistikave, fëmijët e prindërve të ndarë janë shumë më të lumtur nëse raporti i prindërve mbetet miqësor, sesa kur prindërit jetojnë bashkë, por kanë raporte të këqija. Shko hap pas hapi, për të parë se si do të reagojë vajza juaj.

(Kosova Sot)