Rrëfehet 45 vjeçarja: Bëj seks me ish shefin tim, por ajo që...

  • 07 April 2019 - 16:01
Rrëfehet 45 vjeçarja: Bëj seks me ish shefin tim, por ajo që...

“Një herë në vit bëj seks me ish shefin tim, i cili vazhdimisht më thotë se, një ditë, do të vijë që të jetojë me mua”, kështu e nis rrëfimin e saj një 45 vjeçare për “The Sun”, përkthim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Tani kam filluar që të dyshoj se ai vetëm është duke më shfrytëzuar.

Kam 45 vjet dhe kam dy djem, të moshës 18 dhe 20 vjeç. Për një kohë punoja për një njeri për të cilin kisha respekt të madh. Sapo isha ndarë nga burri kur, atëherë, shefi im më ftoi për pije, për ta festuar ditëlindjen time. Më pas ai më ftoi në shtëpinë e tij, gjoja për kafe. Por, sapo hymë brenda, ai ma qiti një uiski, duke më thënë se isha një person i mrekullueshëm. Më pas më puthi. Përfunduam në shtrat, duke bërë një seks me plot pasion, gjë që nuk kisha përjetuar kaherë.

Takimet tona u bënë të rregullta. Familja e tij gjendeshin në Kanada, por ai ishte i ndarë nga gruaja dhe punonte në Londër.

Sa herë që nuk ishte duke udhëtuar, ne ishim së bashku. Rreth një viti pas fillimit të lidhjes sonë, vajza e tij tentoi vetëvrasje. Ai më tha se i duhej që, për një kohë, të kthehej në Kanada, që t’i ofronte asaj mbështetje. Nuk kisha si t’i thosha jo. Nga ajo kohë kanë kaluar katër vjet. Tani ai ka 52 vjet dhe më viziton një herë në vit. Më thotë se është duke bërë të pamundurën që ta gjejë një punë në Britani. Kontaktin e mbajmë me email, asnjëherë me telefon. Kam frikë se ai i është kthyer ish-gruas së tij.

Nuk di çka të bëj. Kam përshtypjen se ai është duke më shfrytëzuar vetëm për seks. Kam humbur shanse të tjera, duke shpresuar te ky njeri.

DEIDRE thotë: Më duhet të të them se po, ai është vetëm duke të të shfrytëzuar. Paramendoni, as në telefon nuk bisedoni! Sa më gjatë që ti ta lejosh një gjë të tillë, aq më shumë do të zgjatë ajo. Ti meriton më mirë. Të paktën, thuaji se gjërat duhet të ndryshojnë.

Nëse dëshiron që të jetë me ty, atëherë duhet ta dëshmojë seriozitetin e vet rreth gjetjes së punës në Britani. Jepja disa muaj që t’i rregullojë gjërat. Nëse gjatë kësaj kohe nuk ndryshon asgjë, atëherë më mirë është që ta pranosh se kjo lidhje kurrë nuk do të jetë më shumë sesa një fundjavë në vit. Liroje veten, që ta takosh dikë që mund të të ofrojë më shumë.

(Kosova Sot)