Pjesët e ndjeshme të trupit gjatë puthjes

  • 09 April 2019 - 10:08
Pjesët e ndjeshme të trupit gjatë puthjes

Ka pjesë të ndjeshme në trup që janë të përsosura për puthje. Ja disa nga vendet më të mira për t’i puthur.

Qafë

Gjithmonë dëgjoni njerëzit të flasin sa shumë ju pëlqejnë puthjet në qafë dhe ka arsye të mirë për këtë. Nëse e prekni në mënyrën e duhur, puthjet në qafë mund të jenë më të ndjeshme se gjithçka tjetër.

Në stomak

Stomaku dhe ijët janë më të ndjeshme sesa që mendoni. Plus, ju ndihmon ta ngrini vetëbesimin. Nëse jeni të pasigurt për peshën, puthjet e dëshmojnë se ju dashuron ashtu si jeni.

Në gjoks

Puthjet në gjoks nuk kanë përse të jenë provokuese. Edhe nëse jeni të veshur, por se keni një këmishë të dekoltenë e hapur, puthjet në gjoks janë të bukura, sepse janë më të afërta rreth zemrës. Mos harroni ta puthni të zgjedhurin tuaj.

Ijët

Një puthje në këmbët e të përzgjedhurit është gjithnjë mahnitëse, për faktin e pritjeve që përfshijnë.

Duart

Një puthje në shpinën e dorës është gjest i ëmbël. Nuk është seksuale, por tregon sa shumë dikush kujdeset. Zakonisht kjo është bërë para se puthjet në buzë të fillojnë.

Buzët

Kjo është e dukshme, kush nuk dëshiron të puthet në buzë? Buzët kanë më së shumti nerva, që i bën super të ndjeshme. Plus, ka shumë mënyra të ndryshme për t’i erëzuar puthjet në buzë. Mund ta futni gjuhën, kafshoni paksa dhe t’i thithni. Llojllojshmëria i bën interesante, prandaj askush nuk mund t’i rezistojë puthjes së përsosur në buzë.

(Kosova Sot)