Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën (6)

  • 10 April 2019 - 15:30
Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën (6)

Do të mundohem ta mundësoj vazhdimin e karrierës, që të mos kalosh të njëjtën rrugë që e kam kaluar unë kur kam arritur këtu, i vetëm midis të huajve dhe njerëzve të panjohur, nga të gjitha kontinentet. Rreth asaj se si jam gjendur unë. Si ia dola dhe për të gjitha të tjerat, do ta kuptosh më vonë. Se edhe për ty në fillim do të jetë e vështirë, është krejt normale, sepse secili fillim është i vështirë. Por ajo edhe më e rëndësishmja, ti e kupton gjuhën angleze me të cilin flet shumica e banorëve këtu. Ky është qyteti Ontario, anglisht-folës. Madje edhe klima është e përshtatshme, e krejt të tjerat varen prej teje. Besoj se do të pajtohesh mirë me bashkëshorten time, sepse kurrë nuk jam pishman pse jam martuar me një vejushë, që kishte dy fëmijë Jam martuar në moshën tridhjetetetë vjeçe, megjithëse kam mundur të zgjedh midis bukurosheve të reja për të cilat pozita ime ishte mjaft tërheqëse, e unë jam përcaktuar për një bashkëmoshatare timen, serioze dhe të pasur me përvojë jetësore. Fëmija e saj janë rritur dhe kanë familjet e veta, ne të dy jetojmë vet dhe më vjen shumë mirë që ke ardhur. - Të faleminderit dajë, për të gjitha që ke bërë për mua, e unë do të mundohem ta arsyetoj mundimin tënd - i thashë atij. Dhe kështu kanë shkuar vitet me punë në spital ku jam treguar i suksesshëm në punë dhe pas përfundimit të specializimit kam mbetur si kirurg. Pasi isha shumë i përkushtuar për mjekësinë dhe punën time, nuk kisha fare kohë pothuajse për jetën private.

Shpeshherë me pikëllim në zemër kam menduar për bukuroshen time, të cilës kurrsesi t'ia gjeja adresën. Rreth gjendjes në atdhe më tregonte nëna, ndërsa që atje ku kam shërbyer ajo nuk dinte të ma thoshte asnjë informatë të vetme. Kaluan rreth gjashtë vite para se Rinori me një letër, nga e cila nuk kam mundur t'i kuptoj disa gjëra. Por, më kishte gëzuar lajmi se familja e Rinorit i kishte mbijetuar luftës, ndërsa që i ati i tij kishte vdekur në moshën tetëdhjetë vjeçe. Keni ndërruar disa letra, nga të cilat po kuptoja rreth mundësive në shtëpi dhe gjithnjë e më shumë po mendoja të kthehesha. Dajës tim nuk i kam folur rreth nostalgjisë që gjithnjë e më shumë po më mundonte. Po ndihesha si një bimë e mbjellë në një tokë, së cilës nuk i takoja. Kisha natë pa gjumë dhe me ëndrra në të cilat zhvillohej një jetë paralele, asaj të cilës i takoja në realitet, e përmbajtja e tyre shpeshtohej nga nata në natë. Më së shpeshti më shfaqej fytyra e Tarës, me sytë e saj të pikëlluar dhe me qerpikë të gjatë, e kur hapja duart për ta përqafuar, më dilte gjumi me jastëkun e shtrënguar në dorë. Pas ëndrrave të tilla, kisha frikë nga shikimi i infermieres Vanesa, me të cilën isha në lidhje, e cila shpesh më thoshte se me shpirt nuk jam aty.

- A e di ti Valmir, se sytë janë pasqyrë e shpirtit. Nuk mund ta fshehësh pikëllimin që të shihet në fytyrë. Vetëm fizikisht je këtu, e me mendje dhe ndjenja je diku tjetër dhe me një femër tjetër. Sikur të mos ishte kështu, deri tani do të më propozoje, nëse mëton të ndërtosh familje - më tha ajo. Kishte të drejtë, mendja ime kishte fluturuar derisa po dëgjoja fjalët dhe këshillat e saj. Vajza në moshën tridhjetedyvjeçare, kur është koha për martesë, e unë ende nuk i kam ofruar martesë, kështu që dëshiron ta di se çfarë po ndodhte. Ishte mjaft tërheqëse, kështu që unë duhej të isha mjaftueshëm i sinqertë me të, se nuk e kisha ndërmend të qëndroja atje, prandaj as nuk do të lidhja kurorë me dikë atje. (vijon)

(Kosova Sot)