Në funeralin e ish bashkëshortes ai vajtonte me të madhe, të gjithë e shikuan me habi dhe...

  • 10 April 2019 - 19:29
Në funeralin e ish bashkëshortes ai vajtonte me të madhe, të gjithë e shikuan me habi dhe...

Ata u shkurorëzuan më 2006, dy vite para se ta takoja unë. Të fundit herë ai e pa më 2010 kur u takuan në një qendër tregtare dhe kishin një debat për disa të holla. Por tani ai po sillet sikur një qen i plaguar. Nuk kishin pasur fëmijë dhe ishin të martuar për pesë vite, për më shumë i tëri është i shkatërruar.

E kam shoqëruar në funeralin e sa dhe i tëri ishte i thyer. Ai vajtonte aq shumë gjatë funeralit sa që të gjithë e shikuan. Nuk mund të ballafaqohej kështu që erdhi në shtëpi dhe shkoi drejt e në shtrat – dhe që atëherë nuk është vetja. Nuk kam zemër akulli por kurrsesi ta kuptoj.

Sa ishte gjallë ajo, ky nuk e kishte një gjë të mirë për ta thënë për të. Tash nuk shkon në punë dhe rri mbyllur. E kam vërejtur se edhe po pi më shumë se zakonisht.

Një natë e zura teksa shikonte fotot e vjetra që i kishte ruajtur. Ishin në pushime në Ibiza. I bërtita që ta mbledhë veten dhe ai qau përsëri. E kuptoj se ishte dashuria e tij e parë, por... ndihem sikur kam ngecur midis një ëndrre të keqe.

JANE thotë: E kuptoj sa e frustruar jeni. Ndiheni kështu pasi që jeni ndarë në dysh dhe drejtime të ndryshme përnjëherë. Por duhet kujtuar se nuk je bërë nga guri dhe se duhet ta forconi shëndetin tënd mendor dhe fizik. Është e pikëlluar se si bashkëshorti juaj është ndjerë kështu pas vdekjes së bashkëshortes së tij të parë. Kur ata ishin bashkë, bota ishte nën këmbët e tyre.

Tragjikisht, shumë meshkuj në moshë të mesme ndjejnë frikë se janë në një grumbull mbeturinash. Nuk e dinë se cili është roli i tyre më dhe kanë vështirësi ta dinë se ku e kanë vendin në botë. Unë ju nxis fort të flisni me njeriun tuaj për ndjenjat e tij që po i përjeton dhe jetën e tij në përgjithësi.

Kjo nuk ka të bëjë se ai e dashuron më shumë ish-in se sa ty, kjo ka të bëjë me humbjen e vullnetit. I sugjero ta vizitojë psikiatrin dhe mjekun në lidhje me shqetësimin dhe pikëllimin e tij, për alkoolin dhe pagjumësinë.

(Kosova Sot)