Dashuria me shikim të parë nuk ekziston dhe këtë e vërtetojnë psikologët

  • 12 prill 2019 - 13:15
Dashuria me shikim të parë nuk ekziston dhe këtë e vërtetojnë psikologët

Nëse mendoni se një ditë mund të shikoni dikë papritur në rrugë dhe të bini menjëherë në dashuri me të, e keni gabim! Ann Rosen, një psikologe klinike në Philadelphia thotë se dashuria me shikim të parë nuk ekziston.

“Dashuria e vërtetë do punë dhe kohë, ka të meta, sepse dhe vetë njerëzit kanë të meta. Marrëdhënie do të thotë të punosh me diferencat, problemet dhe balancën që duhet të gjesh me partnerin. Pra, ideja se një njeri mund të arrijë marrëdhënien perfekte thjesht duke u parë dhe pa punuar për të është e gabuar”, ka thënë psikologia.

Sipas saj ideja e dashurisë me shikim të parë është thjesht një mit i krijuar nga shoqëria.

Ajo çfarë cilësohet si “dashuri me shikim të parë” më shumë është një tërheqje e fortë, frikë nga plakja apo një ndjenjë reciproke. Pranadaj nëse dikush u thotë se ka dashuruar dikë që me shikimin e parë, dijeni se kjo nuk është e vërtetë.

(Kosova Sot)