Rrëfehet 25vjeçari: Hapa derën, u shkokova kur pashë të dashurën duke bërë seks me...

  • 12 April 2019 - 14:08
Rrëfehet 25vjeçari: Hapa derën, u shkokova kur pashë të dashurën duke bërë seks me...

“Zura të dashurën duke bërë seks në banjën e kafenesë me një djalë të cilin sapo e takoi aty. A ia vlen që t’ia fali këtë gabim, apo ajo thjesht nuk e meriton këtë, meqë është një kurvë e thjeshtë”, kështu e nis rrëfimin e tij një 25 vjeçar për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Unë kam 25 vjet, e ajo ka 24. Kemi dy vjet që jemi bashkë. Për ditëlindje së fundmi e çova në Amsterdam. Shkuam në një kafene në mbrëmje dhe ishim duke u kënaqur. Ajo më tha se nuk duhet të shkojmë të dy përnjëherë në banjë, meqë mos ndokush po na qet ndonjë drogë në pije. Gjatë mbrëmjes filluam që të bisedonim me ca djem të rinj që ishin aty me tavolinë afër nesh.

Unë dola pak jashtë, e kur u ktheva, ajo nuk ishte aty. Nuk ishte as ai djali me të cilin ajo bisedonte. Kisha pak dyshime, prandaj shkova në banjë, e cila ishte e përbashkët për të dy gjinitë. Nga një tualet vinte një zhurmë. Kur hapa derën, pash të dashurën time me atë djalin duke bërë seks. Sapo më pa, të dashurën time e kaploi frika. U largova pasi që e shava mirë e mirë, e ajo më ndiqte nga prapa. Tani më thotë se atë mbrëmje ishte tepër e dehur dhe se nuk i kujtohet asgjë. Bën be se më do vetëm mua.

E dua, por nuk di çka të bëj.

DEIDRE thotë: Ky ishte një ‘zbulim’ i tmerrshëm për ty. Duket me të vërtetë sikur e dashura jote e ka bërë këtë veprim nën ndikimin e alkoolit, por ky nuk mund të merret si arsyetim. Ajo ka bërë gabim fatal, por nëse deri atëherë nuk të ka dhënë arsye që të dyshoje në nderin e saj, atëherë ka mundësi që ta rindërtoni besimin. Nuk do të jetë e lehtë, por nëse vendosë t’ia falësh, atëherë duhet ta bësh një vijë përfundi kësaj dhe të vazhdoni me jetën.

Të mos e përmendni kurrë më. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu presin grindje dhe dyshime të pafundme. Thuaji të dashurës tënde se, që të mund të vazhdoni së bashku, ajo duhet të pendohet sinqerisht për atë që ka bërë.

(Kosova Sot)