Romani dashurie: Kur e shijon dashurinë (79)

  • 12 April 2019 - 15:56
Romani dashurie: Kur e shijon dashurinë (79)

Ti i kërkove falje atij?!", nuk mund të besoja.

"Ti nuk kupton, Ashlyn. Unë e dua atë". Kisha filluar të dyshoja se çka donte të thoshte fjala dashuri. kisha përshtypjen se njerëzit, duke e përfshirë edhe veten këtu, e përdornin këtë fjalë vend e pa vend, duke ia humbur ashtu kuptimin në tërësi.

Ryan injoroi motrën e vet, i pakënaqur me vendimet e saj. Më duhej të pranoja se edhe unë isha pak e zhgënjyer. Ai u kthye kah unë. "Ishte Jake, apo jo? A ishte Jake ai që ta shkaktoi këtë 'vulë'?", më tha, duke më bërë të skuqesha. "Jo." "Por, ai do të donte të ta bënte një gjë të tillë?" "Po". "Dhe… djali i cili ta bëri këtë, është..." Turfullova. "Nuk ka rëndësi, nuk jemi më bashkë".

Prapa meje u dëgjuan ca hapa. E dija se ishte ai, ende pa folur ai. Kisha qenë unë ai që e kisha thirrur atë dhe i kisha thënë të takoheshim këtu. "Ndihem çuditshëm derisa jam kthyer këtu". U ktheva dhe pashë Jace-n duke ardhur në drejtimin tim.

Ai i kishte duart në xhepa. U ul afër meje."Kjo është hera e parë që vij, qyshkur nëna...". Fjalët e tij u ndalën. Ai i futi gishtat në ujë, duke luajtur. Ai e infektoi ujin pa pasur fare ide. Meqë, Jace e bënte vetëm këtë gjë - shkatërronte gjërat dhe njerëzit. Ai nuk e bënte këtë me qëllim, por megjithatë gjithnjë arrinte ta bënte. "E pash edhe Randyn. Edhe ai jeton këtu"? Nuk iu përgjigja. "Ai më tha se ju performoni në kafenenë e Joe-it dy herë në muaj?" U kollita, për ta pastruar fytin.

"Çka je duke bërë këtu? Çka dëshiron?", e pyeta, duke ndier një valë të nxehtësisë që ma kaploi trupin me të arritur ai. Ai më shikoi me një shikim të çuditshëm. Sytë e tij u hapën pas pyetjes që ia bëra. "Jam kthyer për të marrë vesh se kush e vrau nënën. Dhe, jam pak i tronditur nga fakti që ti nuk paske ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, pasi që mua më përjashtove dhe dëbove"! Zëri mu ngrit pa dashje. "Unë të përjashtova", thashë. Takimin tonë e kisha paramenduar me muaj të tërë më parë. Shpresoja që ai, deri më tani, do ta kishte kuptuar pse e kisha larguar, pse nuk kisha pasur zgjidhje tjetër. "Bëra që të ikje për shkak se ti do të ishe i ardhshmi, Jace. Me gjasë do të filloje me ndonjë plan të marrë dhe do të përfundoje i vrarë".

(Kosova Sot)