Ngjarje e vertetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën (8)

  • 12 April 2019 - 16:00
Ngjarje e vertetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën (8)

- Më fal!, i thashë asaj -

Do ta pi vetëm një gotë qumësht dhe do të bie në shtrat. Derisa isha duke e pirë qumështin, nusja e dajës ma vuri një letër në tavolinë, të cilën e kishte sjellë postieri për mua. Pasi që pash emrin e dërguesit të letrës, zemra filloi që të më rrihte si e marrë. Letra e cila kishte arritur me emër të Rinorit më dukej tepër e rëndë që të ishte një letër e rëndomtë, prandaj fillova ta hapja me kujdes dhe kureshtje.

Nga zarfi ra një letër, e fletën e gazetës e nxora me kujdes dhe e shtriva në tavolinë duke pritur ndonjë titull bombastik, por nuk vërejta asgjë me rëndësi. Më duhet njëherë ta lexoj letrën, mendova dhe fillova ta lexoja letrën me dorëshkrimin e njohur të doktor Rinorit. Pas leximit të letrës nuk munda të flija më, për shkak të shqetësimit të madh.

Rinori më propozonte që të investoja në meremetimin e ndërtesës së Shtëpisë së Shëndetit, të dëmtuar në luftë, aty ku e kisha filluar karrierën, e më pas ta fillonim edhe praksën private shëndetësore, e cila mungonte në atë vend. Në letrën e bashkëngjitur të gazetës gjendej teksti i botuar rreth ankandit për privatizimin e ish-Shtëpisë së Shëndetit, me kushtet dhe afatet e ofertave."Me një përqindje të vogël mund të marrim pjesë gruaja ime dhe unë, por vetëm ne të dy nuk guxojmë që të përfshihemi në një investim të tillë, qoftë ajo ndonjë ambulantë, apo klinikë. Nëse ke ndërmend që të kthehesh, atëherë kjo është koha më e përshtatshme. Mendo dhe më lajmëro", këtu përfundonte pjesa zyrtare e letrës. - Ajo letra që më erdhi dje, më erdhi nga kolegu Rinor. Më propozon që të investojmë së bashku në themelimin e një institucioni privat shëndetësor. Bëhet fjalë për një ndërtesë të dëmtuar në luftë, kështu që ka nevojë për renovim. Por, më së shumti ka rëndësi që të sigurohen mjetet materiale...

- Mundohesha ta interesoja dajën - Mu këtë doja të ta thosha. Kam frikë se nuk do të mjaftojnë kursimet tua modeste, e që të mos hysh në kredi të ndryshme, do të t'i huazoj mjetet e mia. Nëse ti e sheh të ardhmen tënde atje, gjë që është evidente se nuk e sheh këtu, atëherë dua të të ndihmoj me çdo kusht, meqë unë nuk kam trashëgimtar tjetër pos teje, Valmir!

A mendon se unë nuk dua që të kthehem në atdhe, apo thjesht ta vizitoj atë? Qyshkur kam filluar të bisedoj me motrën, nënën tënde, kam një mall gjithnjë e më të madh që ta takoj. Nëse mund t'u besojmë lajmeve që vijnë deri këtu, plagët e luftës tani janë shëruar, e tani vendi ka nevojë për njerëz sikur ne, të cilët janë të gatshëm ta investojnë kapitalin e tyre për një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë, shëndetësisë dhe kulturës. Fundja, unë nuk kam askënd më të afërt se ty, prandaj ndihem i obliguar që të ta siguroj të ardhmen.

(Kosova Sot)