Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (86)

  • 19 April 2019 - 15:40
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (86)

Unë po hezitoja t'ia thosha. Nuk kam dashur t'i them fjalët, sepse, nëse do ta bëja një gjë të tillë, kjo do të mund të thoshte se Kalifornia në fakt ishte zgjedhje. "Ti um…". Ta hajë dreqi. "Ti ke aplikuar në një shkollë në Kaliforni", po thosha si një pyetje.

Sytë e saj u zgjeruan dhe shumë shpejt u kthye prej meje. Papritmas ajo u trondit. "University of Southern California", aplikimin e kishte bërë Gabby. Nuk kam menduar se mund të pranohem. "Ajo ma ktheu shpinën, derisa flokët e saj të verdha po i fluturonin nëpër fytyrë. "Jam pranuar"? E pashë unë-vërejta shkëlqimin e çiltër të lumturisë në fytyrën e saj, buzëqeshja e saj ishte e thellë.

Gabby ndoshta kishte aplikuar për Ashlyn-in, por ishte ëndrra e saj. "Ata kishin nevojë edhe për një letër rekomandimi" i thashë unë. Shprehja e saj u shndërrua në dëshpërim. "Ashlyn, kjo është e mahnitshme. Ata janë të interesuar". Unë dëshiroja që ajo përsëri të jetë e lumtur për këtë fakt. Sa shumë më pëlqente kur ajo buzëqeshte. "Kjo është diçka e madhe"! I vari buzët. Nuk ishte në gjendje ta përballonte gëzimin. "Kjo është e madhe, apo jo? Pra, çfarë e ke ndërmend të bësh me këtë"? "Ai dëshiron që të regjistrohem". "Dhe do ta bësh këtë", më pyeti ajo me nervozizëm. "Natyrisht se do ta bëj". "Mos e bëj, për shkak të..kësaj…". Ajo po bënte me gjeste midis saj dhe meje. "Mos e bëj për çfarëdo që është. Bëje vetëm nëse mendoj se e meritoj". Kam kryqëzuar duart dhe kam sjellë kokën.

"Të gjitha ndjenjat anash, situata jonë jashtë pikturës…e ke merituar. Ti punon shumë dhe meriton dhuratën. E ke merituar". Fytyra e saj u mërrol. "Çfarë po ndodh me ty, Daniel? Me neve"? Ajo meritonte një buzëqeshje për këtë, ende nuk isha i sigurt se e kisha një përgjigje. "Pasi që e kam zbuluar seti ishte studentja ime…mendja ime u çmend". U struka. "Më pas vëllai im Jace u shfaq krejt papritmas dhe, ma prishi botën time… e tani të shikoj me djemtë e tjerë dhe kjo po më vret, Ashlyn.

Më vret fakti se në çfarë ke kaluar dhe unë nuk mundem të rehatoj, nuk mundem të mbaj. Më vret fakti se ka njerëz të tjerrë që mund të ngushëllojnë dhe të përqafojnë". Ajo po dëgjonte e qetë derisa librin e saj e lëshoi në tokë. Ajo eci drejt meje, mi mori duart me duart e saj. Duart e mija ishin përreth trupit të saj dhe e kam tërhequr më afër, duke marrë frymë në aromën e saj, shamponi i saj me prej dredhëzës, parfumi i saj. Ajo. "Jam kaq e zemëruar me ty", pëshpëriti ajo në gjoksin tim. Unë buzëqesha lehtas. "E di. Edhe unë jam i zemëruar me veten time". Ngriti kokën lart dhe më shikoi, duke e sjellë kokën.

"Jo, e di që jam e zemëruar në ty sepse e di se po më mbron nga diçka. Por, nuk kam nevojë për mbrojtjen tënde". "Nuk e di çfarë të bëj Ash. Krejt jam i humbur". "Më fol për këtë, më lejo të depërtoj te ti". Mbeta duke e përqafuar. "Ti meriton shumë më tepër se sa të fshihesh në bodrum me mua. Ti nuk meriton të jesh sekreti i dikujt, Ashlyn. Ti meriton të jesh në këngën e preferuar të dikujt. Dhe tani, unë nuk mundem t'i ofroj këto. Unë vetëm sa po i komplikoj gjërat".

(Kosova Sot)