Kjo shprehi shkakton më së shpeshti ndarjen

  • 23 April 2019 - 09:21
Kjo shprehi shkakton më së shpeshti ndarjen

Në bazë të përvojave dhe shumë terapeutëve për probleme të çifteve në dashuri, një shprehi në rastet më të shpeshta shkakton ndarjen. Bëhet fjalë për shmangien e konfliktit. Shumica prej nesh ndjenjat i mbajmë në vete, e kjo sidomos është e dëmshme kur në pyetje janë emocionet negative, dyshimet apo problemet

. Edhe nëse dikush mendon se me futjen e ndjenjave negative nën tepih shmanget konflikti, kjo nuk është e vërtetë. Në vend se të përcaktoheni për komunikim të hapur, partnerët në rastet më të shpeshta fillojnë me dikë tjetër dhe kjo shkakton tradhtinë. Ekspertët konsiderojnë se vetëm me bisedë të sinqertë mund të parandalohet tradhtia, e para kësaj bisede vetvetes duhet shtuar këto pyetje:

1. A ekziston diçka që nuk mundet lehtë të ndahet me partnerin?

2. Përse kam frikë ta ndaj atë me të?

3. Çfarë në fakt kërkoj prej tij, e injoroj këtë?

4. Cila është gjëja kyçe për të mirën time, e nuk e marr prej tij?

Pyetja:

Ka dy muaj që jam ndarë nga e dashura. Nuk jam pishman që jam ndarë, meqë lidhja jonë ishte e tmerrshme, por nuk mundem disi të jetoj pa qenë në lidhje. Nuk kam vullnet për asgjë. A mund të më ndihmoni?

Roni, Prishtinë

Lexues i nderuar. Na vjen keq që je ndarë nga e dashura, por të njëjtën kohë të inkurajojmë që të mos dorëzohesh. Edhe vetë thua se nuk je pishman që je ndarë, por veprat tua tregojnë diçka tjetër. Fakti që ndihesh “i zbrazët” nuk është për t’u habitur, meqë nuk është lehtë që, përnjëherë, të fillosh një stil tjetër të jetës. Por, nëse me të vërtetë ndihesh aq i mërzitur, atëherë duhet t’ia pranosh vetvetes se ndihesh kështu, për shkak të ndarjes. Nuk është turp nëse ia pranon vetes se e ke dashur atë vajzë dhe se, ndarja nga ajo, me të vërtetë të ka bërë të ndihesh keq. Nuk të themi që të provosh përsëri të bashkohesh me të, meqë ti nuk e ke kërkuar një këshillë të tillë nga ne. Çka mund të bësh?

Në këtë numër sjellim një artikull apostafat për personat që janë “solo”. Lexoje atë dhe, përkundër asaj se u është dedikuar pikë së pari vajzave, mund të nxjerrësh dobi edhe ti, si djalë. Pra, kuptoji cilat janë përparësitë e të qenit “singëll” dhe shfrytëzoji ato sa më mirë. Fundja, besove a mos besove, nuk është tërë qëllimi dhe shija e jetës vetëm në të qenit në lidhje me dikë. Duhet t’i zbulosh dhe zhvillosh aspektet e tjera të jetës, sikur që është një shoqëri e mirë, marrja me sporte, etj.

(Kosova Sot)