Rrëfehet 21 vjeçari: Bëra seks të çmendur, por u trondita kur më tha se...

  • 23 April 2019 - 15:49
Rrëfehet 21 vjeçari: Bëra seks të çmendur, por u trondita kur më tha se...

“Një femër me të cilën kam bërë seks, tani ka ngelë shtatzënë. Por, meqë ajo ka fjetur edhe me meshkuj tjerë, nuk është e sigurt se kush është i ati i fëmijës”, kështu e nis rrëfimin e tij një 21 vjeçar për “The Sun”, përkthim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”. 

E dashura Deidre: Unë e kam njohur atë femër për një kohë të shkurtër. U takuam një mbrëmje kur kishim dalë të pinim me shoqëri. Ajo ka 20, e unë 21 vjet. Kur kisha bërë seks me të, kisha menduar se ajo nuk ishte më në lidhje me të dashurin e saj paraprak. Tani kur e di se ajo ka fjetur me shumë meshkuj për një kohë të shkurtër, disi jam i stresuar.

Nuk jam i gatshëm që të bëhem baba dhe, sido që të jetë, as që e di a është ky fëmija im, apo jo. Gjëja e fundit që dëshiroj të bëj, është që ta rris fëmijën e dikujt tjetër. I bie se ajo kishte bërë seks me ish të dashurin e saj, të nesërmen pasi që kishte fjetur me mua. Ata kishin bërë seks të pambrojtur, derisa unë nuk kisha përjetuar ejakulacion brenda saj.

Sapo isha ndarë nga e dashura paraprake dhe isha mësuar me të, meqë ajo përdorte pilulë, kështu që kurrë nuk më duhej të përdorja mbrojtje gjatë seksit. Tani ndihem i zënë kurth në diçka që kurrë nuk kam dashur.

DEIDRE thotë: Duket sikur kjo femër është kapluar nga paniku i të bërit prind, sikur që të ka kapluar edhe ty. A është ajo e gatshme që ta çojë këtë shtatzënësi deri në fund?

Kjo duhet të jetë përzgjedhja e saj, prandaj mos bëj presion ndaj saj. Nuk mund ta dish kush është i ati, derisa të lindë bebja dhe ta bëni analizën e ADN-së. Kushdo që të jetë i ati, ai duhet ta paguajë alimentacionin dhe, shpresoj, të jetë një baba aktiv në rritjen dhe edukimin e fëmijës. 

Por, përgjegjësinë kryesore do ta ketë ajo – të bërit prind është ndryshimi më i madh në jetën e dikujt. Do të ishte mirë sikur ajo të bisedonte me ndonjë këshilltar adekuat. Në ndërkohë, ofroji sa më shumë ndihmë që mundesh. Fakti që ti nuk je derdhë brenda saj, nuk është metodë e sigurt e kontracepsionit.

(Kosova Sot)