Trondit 26 vjeçarja: Kam bërë seks me më shumë se 20 meshkuj, por ajo që...

  • 24 April 2019 - 13:57
Trondit 26 vjeçarja: Kam bërë seks me më shumë se 20 meshkuj, por ajo që...

“Kam bërë seks me më shumë se 20 meshkuj që nga fillimi i vitit. Kjo mund të tingëllojë shumë keq, por e tëra kjo ndodhi vetëm pse i dashuri im më tradhtoi”, kështu e nis rrëfimin e saj një 26 vjeçare për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”. 

E dashura DEIDRE: Kam 26 vjet dhe punoj në një klub të vallëzimit. Më pëlqen puna ime, meqë mund të takoj njerëz të mrekullueshëm.

Një natë filloi që të më fliste një djalë. Ishte një javë pasi që zbulova se i dashuri më tradhtonte. Ky djali dukej djalë i mirë. Më tha se kishte 30 vjet dhe ishte përfaqësues ilaçesh.

Më ftoi për pije pas ndërrimit tim dhe, më pas, shkova në dhomën e tij të hotelit. Sapo hymë brenda, ai më puthi dhe unë ia ktheva. Bëmë seks të egër, plot epsh. Më nuk e pash këtë djalin, por dy net më pas takova një djalë tjetër me të cilin bëmë seks në veturën e tij. Dhe, kështu vazhdova. Bile, në një natë bëra seks me dy meshkuj.

Por, ende ndihem e mjerë për faktin që më ka tradhtuar i dashuri, i cili ka 29 vjet. Tri vjetët tona të para së bashku ishin të mrekullueshme. Pasi që më tha t’ia çoja telefonin për t’ia ndrequr, unë e kontrollova telefonin e tij dhe pash se ishte duke më tradhtuar. Ai i dërgonte një femre foto dhe mesazhe eksplicite. Ai më në fund e pranoi se më kishte tradhtuar, por tha se kjo kishte marrë fund dhe se duhej t’ia nisnim lidhjes tonë nga fillimi. Por, që nga atëherë thuajse nuk kemi bërë seks më. Ai nuk më afrohet dhe unë ndihem e braktisur dhe e lënduar. 

Mendoja se, po të bëja seks me meshkuj të tjerë, atëherë do t’ia ktheja të dashurit atë që ma ka bërë dhe do të ndihesha mirë. Por, vetëm sa ndihem edhe më keq. Presim që të martohemi, por unë në ndërkohë jam bërë nga ato femrat që ia dredhin të dashurit me kë të arrijnë.

DEIDRE thotë: Tani, të paktën, e di se, nëse tradhtia kthehet me tradhti, nuk arrin asgjë. Ndoshta i dashuri yt kurrë nuk do ta marrë vesh tradhtinë e shumëfisht që ia bëre, por ti je duke e rrezikuar shëndetin tuaj seksual si dhe sigurinë personale. Është mirë kur të do ndokush, por jo kur të do vetëm për seks.

Të gjitha problemet tua filluan me tradhtinë që ta bëri i dashuri. Në vend që ët ikni, duhet të ballafaqoheni me problemin. Bëni një pakt me vetveten se më nuk do ta tradhtosh të dashurin dhe bisedoni bashkë si ta ndërtoni përsëri lidhjen tuaj.

(Kosova Sot)