Zakone të dala jashtë mode? Duhet t’i kthejmë!

  • 27 April 2019 - 08:45
Zakone të dala jashtë mode? Duhet t’i kthejmë!

Kur bëhet fjalë për marrëdheniet në çift, shumë zakone konsoiderohen jashtë mode. Takimet e para, romanca, letrat e shkruara, trëndafilat… Shumë gjeste e veprime që i bënin dikur, sot janë totalisht “të vjetëruara”.

E ndërkohë lidhjet dominohen nga rrjetet sociale, paranoja dhe pseudonimet më “In” që për fat të keq nuk janë as në gjuhën shqipe.

Por cilat janë ato zakone të cilat ja vlejnë të kthehen nga e vjetra?

1. Të praktikosh “kavaljerin”

Mos kini turp të jeni një “gentleman” i vertëtë kur jeni në takim apo në një lidhje. Hapni dyert për njëri- tjetrin, kini respekt për tjetrin kur flet, dërgoni një sms pas takimit apo thjesht pyeteni njëri tjetrin nësë arriti mirë në shtëpi. Bëjeni njëri- tjetrin të ndihet mirë dhe i veçantë.

2. Kërkojini partnerit një takim të vërtetë dhe jo thjesht të kaloni pak kohë bashkë

Darkat romantike? Të themi të drejtën, po zhduken! Në vend që të kërkoni thjesht të kaloni kohë bashkë, planifikoni një takim të vërtetë, ku çdo detaj është i planifikuar me kujdes. Një lidhje nënkupton ta trajtosh tjetrin me konsideratën dhe kujdesin më të madh.

3. Telefononi në vend që të shkruani mesazhe pafund

Dërgimi i mesazheve nuk është e njëjta gjë me një bisedë të plotë të zhvilluar në telefon. Me anë të telefonatave, kontakti është më i madh dhe lidhja emocionale më  e fortë.

4. Lerëni misterin të grumbullohet përpara se “të hidheni në shtrat”

Si në kohët e vjetra! Lojërat e vogla me njëri-tjerin apo gjestet romantike janë parësore përpara se të kaloni tek pjesa e shtratit.  Kur kjo e fundit ndodh shumë herët, mund të humbisni një pjesë të madhe të romanticitetit dhe ndjenjës misterioze që ju mban “ndezur”.

(Kosova Sot)