Popujt me theksin më seksi në botë

  • 30 prill 2019 - 15:22
Popujt me theksin më seksi në botë

Vendasit e Zelandës së Re edhe zyrtarisht janë emëruar si populli me theksin më seksi në botë, pas një anketimi ndërkombëtar me 1.5 milion persona.

Lexuesit e sajtit “Big 7 Travel” kanë votuar për popujt me theksin më seksi përgjatë muajit të kaluar dhe Zelanda e Re e ka udhëhequr listën me 50 shtete, ndjekur pas nga Afrika Jugore, Irlanda, Italia dhe Australia, transmeton Telegrafi.

Shtetasit e Afrikës Jugore kanë qenë të dytit në listë për tonin unik që e posedojnë dhe për zhargonin ‘Saffa’, ndjekur pas nga irlandezët dhe italianët.

Në top 10-shën e kësaj liste kanë arritur të futen edhe francezët, spanjollët, portugezët, etj.

Veç kësaj, megjithëse “Timeout.com” e kishte votuar anglishten e britanikëve si theksin më seksi në botë vitin e kaluar, kësaj radhe britanikët janë renditur në vendin e 12-të,  pas çekëve.

Me mbi 7,000 lloje të ndryshme të theksit në botë, padyshim se shtetasit e Zelandës së Re tani ndihen shumë më të veçantë për vendin që e kanë zënë! 

(Kosova Sot)