Që takimi i parë të jetë spektakël e jo debakël, përcillni këto fshehtësi
Nuk thuhet kot se s’e merrni mundësinë e dytë nëse i pari nuk lë përshtypje. Përshtypja e parë ka shumë rëndësi, e nëse dëshironi ta bëni për vete, përcillni këto rregulla.
1. Harroje telefonin mobil
Askush se ka qejf kur në shoqërinë e tyre kontrolloni telefonin, e sidomos kur bëhet fjalë për takimin romantik. Nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë, lini telefonin në çantë dhe harroni se e keni me vete.
2. Merrni iniciativë
Në vend se të prisni t’ju ftojë përsëri, që në takimin e parë caktoni vendin dhe kohën për takimin e dytë. Meshkujt kohë pas kohe pëlqejnë të pushojnë nga organizuesi i takimeve.
3. Mos flisni për ish-in, por ...
Mos përmendni ish të dashurin tuaj në takimin e parë. Por mund të flini për djemtë që ju kanë propozuar. Kur dëgjon se meshkujt tjerë interesohen për ty, ndihen të lumtur që ju kanë.
(Kosova Sot)