Ngjarje e vërtetë: E zënë rob në martesë (5)

  • 09 May 2019 - 14:38
Ngjarje e vërtetë: E zënë rob në martesë (5)

E kam shikuar në fytyrë. E vërteta, nuk kishte ndonjë bukuri, por se ishte i përshtatshëm. Kam menduar se me të do të fitoja të gjitha, e ai m'i mori të gjitha. Dukej i shpenzuar. Edhe vetë po habitesha se si nuk e kam vërejtur këtë. Të gjitha shkathtësitë e tij u shndërruan në mangësi. Rrudhat po i theksoheshin gjithnjë e më shumë, e flokët po i rralloheshin. Ndoshta kjo kështu shkon me kalimin e kohës. Ai duhej të bënte gjithçka që të më mbante për vete, por në mënyrë tjetër, e jo me dhunë. Jam ndier si zog në kafaz, që njëfarë mënyre edhe isha. E robëruar në dashuri, e mbushur me xhelozinë e tij, e çka ishte edhe më keq, isha vetë, krejt e vetme. Isha larguar prej të gjithëve. Të gjithë miqtë më ishin larguar. Disa kanë paragjykuar sjelljen time, e disa ai nuk dëshironte t'i shihte në shoqërimin tim. Sido që të jetë, unë isha ajo që vuaja pasojat e mia. Për çfarë nuk jam falënderuese - e kam pyetur pasi kam menduar.

- Për çfarë - e kishte përsëritur pyetjen time me buzëqeshje ironike. - Po, për çfarë? Çfarë do të duhej të bëja - nuk e kisha të qarë. - Po sillesh ndaj meje sikur të isha… - po belbëzoja me fjalët, por nuk dita ta vazhdoj fjalinë. - Po sillem ashtu si e meriton. Kurrë s'e ke pasur besimin tim. Nëse nuk të ka penguar të jesh me burrin e martuar, pse do të sillesh ndryshe? Me gjasë ke pasur dëshirë për aventurë, e unë nuk lejoj që dikush të më përqeshë pas shpinës. Ti pa kontroll do të ishte objekt me të cilin do të përdornin të tjerët - ma dha versionin e tij në fytyrë, e unë nuk kam ditur si të mbrohem. - Kjo nuk është e vërtetë - ia dola ta them. - Nëse ke të holla dhe fuqi. Unë i kam këto. Nuk je ti e para që ke tentuar të më joshësh, por rrallë janë ato që kanë pasur sukses. Askujt si ty. Krejt i kam lënë shkaku yt, e kështu do veprosh dhe ti - fjalët e tij ishin jashtë normales. - Dashuria do të duhej të na plotësonte, e jo të na largonte - kam tentuar t'ia shpjegoj, por ai vetëm buzëqeshte. - Këto janë përralla, në të cilat askush nuk beson. Dashuri - bëri me dorë. - Nëse nuk ke vizion të qartë të asaj çfarë dëshiroj prej teje, do ta shpjegoj. Njëherësh do të shpjegoj edhe pasojat nëse nuk do të jenë gjërat ashtu si them unë - tha me bindje. Atë natë më ka thënë shumë gjëra pa kuptim, së paku ashtu unë besoja se ishin. Në fund e kam kuptuar vetëm një: unë nuk kam zgjedhje, e as ku të shkoj, e për të gjitha vet i kam fajet. Edhe nëse kërkoj punë, askush nuk më punëson, e nëse e bën këtë, shpejt do të më largonte nga ndikimi i tij. Nuk isha mjaftueshëm e mençur të tentoj ta shikoj se si do të duket e ardhmja ime pa të.

Kam menduar se do eci nëpër petalet e trëndafilave, por shenja e bukurisë ka mbetur prapa meje, e unë këmbëzbathur po ecja nëpër rërë. Gjithmonë e kam dashur ndjenjën e lirisë. Kjo liri po rridhte nëpër venat e mia, e tash isha në burg, e nuk kam fshehur asgjë. Më asnjë dhuratë nuk po ma plotësonte zemrën, e as që dëshiroja dhurata. Ajo që dikur më lumturonte, tashmë po shkaktonte ngufatje. Asgjë më nuk kishte vlerë dhe rëndësi të madhe. Më së shumti kam gabuar se kam kërkuar diçka që e kam pasur te vetja ime, e se nuk e kam vërejtur, derisa ishte tepër vonë. E kisha lirinë, ndërsa atë e kam shitur. Kisha prindërit, e ata silleshin sikur nuk ekzistoja. (vijon) 

(Kosova Sot Online)