Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari, mora vesh se isha shtatzënë (2)

  • 15 May 2019 - 15:10
Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari, mora vesh se isha shtatzënë (2)

Jemi njoftuar në mënyrë elegante dhe shumë të mirë, kur i kam thënë se ish të dashurin e braktis për faktin se është i brishtë, nuk kujdeset për veten dhe nuk pranon mënyrën e sjelljes dhe veshjes moderne. Mendoj se më ka kuptuar mirë, sepse ai ishte krejt e kundërta nga ish i dashuri. Që të dy punojmë në fabrikë të mirë dhe vishemi në mënyrë elegante pas përfundimit të punës. I kam treguar se si që nga e vogël pushimet i kam kaluar në det, dhe se kjo ka domethënie të madhe për mua dhe se për çdo vit e kam për qëllim ta kaloj në det. Më shikonte me kureshtje, pa komente konkrete. Kjo ishte shenjë inkurajimi për mua. Dhe tani problem si ky! Nuk dëshiroj dhe nuk dua që në det të kaloj vetëm shtatë ditë! Ok. Do të kënaqemi shtatë ditë, e më pas do t'i them se do rri te motra, e mundet edhe ai nëse dëshiron. Paraprakisht e kam ditur se nuk do të qëndrojë, sepse te motra nuk e ka rehatinë në të cilën është mësuar. Ai komfori i tij ditëve të fundit kishte filluar të më shkonte në nerva. Kur do t'i përmendja diçka në atë drejtim, më ndërpriste me zemërim në kuptimin "kush do të më kënaqte mua, ish-i është i vrazhdë, ai është tepër i pispillosur". Nuk kam mundur të besoja, që pikërisht tani, kur në pyetje është stina e verës, lidhja ime me të fejuarin po vjen në dyshim. Të tërhiqe, tepër herët. Çfarë do të thoshin prindërit e mi dhe prindërit e tij? Familja e tij më pëlqen mua.

Cila është arsyeja për ndarje? Inati im për pushimet verore? Nëna ime e dashur, që e dua më së shumti në botë, do të thoshte: "Hë de fëmijë, rehatohu pak. Kur do të gjesh një djalosh të bukur si ai"? çfarë mu desh t'i njihja prindërit e tij dhe njoftimi i tij me të mitë? Ndoshta lindin disa hormone kur dëshiron të martohesh dhe të kesh fëmijë, dhe eja të bëjmë atë që pritet prej nesh! Hoteli është i mirë, plazhi është i mirë. Me profesion jam fotografe profesionale. Leka këtë kurrë nuk e ka marrë seriozisht. Për të puna e vetme serioze ishte diçka konkrete, si për shembull arkitektura. Ai është inxhinier i diplomuar i arkitekturës. Kur në kohën e lirë bëja fotografi, ndodhin dhe situata të ndryshme, e ai më fliste se si nuk jam normale sepse po punoj jashtë orarit të punës.

Nuk e kishte kuptuar profesionin tim: duhet ta kuptosh gjënë e duhur në kohën e duhur. Po mendoja, me kalimin e kohës ai do ta kuptojë këtë. Do ta kam mundësinë t'ia shpjegoj do të ishte mirë sikur ta kem firmën time të fotografive, sepse firma në të cilën unë punoj fotografitë i shet me çmime të larta e unë pranoj vetëm pagën. Por jo. Sa herë që do të fotografoja diçka, më ka thënë se po punoj tepër jashtë orarit, e firma nuk ma paguan këtë. Ma ka futur në kokë kompleksin e personit që punon tepër, e punëdhënësi këtë nuk e vlerëson. - Çfarë pamje fantastike - e mahnitur po shijoja dhe fotografoja mbrëmjen e parë në plazh. - E çfarë ka këtu fantastike - më pyeti Leka, duke mos kuptuar se për çfarë po flisja. - Po a po shikon perëndimin e diellit! - Perëndimi si perëndim - më tha me noshalancë, duke shtuar: - Tashmë është dashur të jemi në dhomë për darkë. Shpejto, të mos vonohemi. - Shiko Lekë, unë dua të kap dhe disa foto, ki durim të lutem. Do të vishemi pas pak. - Nuk ka kohë! shpejto! E ti je në pushim vjetor, apo jo? - Epo i dashuri im, vallë nuk ke dëgjuar për foton më të mirë gjatë perëndimit të diellit? Të kam folur për këtë. Mendoj se unë jam kandidat i mirë për atë çmim. (vijon) 

(Kosova Sot Online)