Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (3)

  • 16 May 2019 - 15:26
Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (3)

- Hajde, të lutem, sikur kjo do të të takojë ty? - E, pse jo? Tanimë i kam marrë dy shpërblime! Dëshiron të thuash se fotografitë e mia nuk janë kualitative? - Jo, jo! Por, ky shpërblim megjithatë ka një domethënie më të madhe. E di si shkon kjo. Nëse nuk ke të njohshëm, nuk fiton. - Pse të mos provoj? Nuk më kushton asgjë. Hajde në det. Të të fotografoj ty dhe perëndimin e diellit. - Jo, jo. Nuk jam unë manekin, që mezi pret ta fotografojnë. - Do të shihen vetëm vijat e trupit tënd, meqë diellin e ke nga prapa. Ti je vetëm hije. - Jo, jo. Do të vonohemi për darkë! - Ti shko, unë do të fotografoj. - Nuk mund të shkoj vetëm. - Atëherë rri me mua. - Do të na dështojë darka, të cilën e kam paguar shtrenjtë. - E, çka të thosha unë?

Nuk më ke dëgjuar. Nuk doja të shkonim në hotele të shtrenjta, ku më duhet që të vishem si kloun. Këtu është deti, dielli dhe duhet të jemi të natyrshëm. Kështu që nuk ka rëndësi çka do të hamë. Në fakt, as që kam uri, bile. Shko ti në darkën tënde dhe mbushi brinjët! - Nuk mund të shkoj vetëm, më kupto, të lutem! Shkova me të në atë darkë të marrë. Pa marrë parasysh se çka mundohesha të bëja, çdo gjë merrte fund me një seks të mirë.

Kaluan shtatë ditë dhe duhej të ktheheshim në shtëpi. Ai ishte i bindur se do të ktheheshim bashkë. Unë vendosa që të rrija. Ai nuk e dinte këtë, meqë nuk më dëgjon kurrë se çka them. Do të shkoj te motra ime, e cila duhet të lindë pas 2-3 ditësh. - Elena, a i ke përgatitur valixhet? Duhet të largohemi nga hoteli. - Moti i kam bërë gati! Do të shkoj te motra. - Te motra?! Si kështu, papritmas? - Asgjë nuk është papritmas. Ka muaj të tërë që ta them këtë, e ti nuk më dëgjon. - D.m.th. unë vetë duhet të merrem me organizimin e krushqve? - Çfarë krushqish, more? A nuk po sheh që kemi probleme? - E, kush nuk ka? A po e vë në pyetje dasmën tonë, a? - Më mirë tani, sesa pasi që të martohemi! - Për çka e ke fjalën, Elena e dashur? - Ja çka dua të them: qëndro te motra ime edhe një javë dhe do t'i zgjidhim të gjitha problemet - i thashë duke ia vënë duart në qafë, e ai qëndronte si statujë. - Ti e di se te ajo nuk i kemi as kushtet elementare për një funksionim normal. Si mund ta kërkosh një gjë të tillë nga unë? - Tung, atëherë! Shihemi në shtëpi, por nuk e di se kur. Sikur të më dëgjoje, do ta dije se unë dua që të rri në det më shumë. Motra lindi një djalë të mrekullueshëm! Aleksandëri më telefononte çdo ditë, duke më thënë se sa i mungoja dhe si mezi priste kthimin tim. Kurrë nuk më pyeti për motrën. Në mbrëmje bëja fotografi të perëndimit të diellit, jo vetëm për shkak të shpërblimit, por edhe për shkak se gjithmonë më kishte pëlqyer perëndimi i diellit.

Që në çerdhe kur isha, kur na thoshte mësuesja ta vizatonim natyrën, unë vizatoja perëndimin e diellit. Fëmijët e tjerë vizatonin pemët, zogjtë, shtëpitë... Ajo jeton në këtë vend tash e dhjetë vjet dhe ai vend, përpos i saj, ishte disi edhe imi. Atë natë, disa të rinj luanin në rërë, e në prapavijë dielli binte në det. Dielli e kishte pamjen e bostanit të prerë, e afër tij gjendej një re e sheshtë, me ngjyrë vjollcë. U nguta që ta fotografoja atë pamje të rrallë. Papritmas një djalë kërceu dhe ma prishi kuadrin e fotos. (vijon)

(Kosova Sot Online)