Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (4)

  • 17 May 2019 - 14:09
Ngjarje e vërtetë: Pas ndarjes nga i fejuari mora vesh se isha shtatëzënë (4)

Pa vetëdije e kam shikuar, sikurse dhe ai mua, dhe ia shpjegova se rastësisht ishte në objektiv. Kërkoi falje për pengesën e kur ia kam treguar foton, gëzimin nuk mundi ta fshihte. Kur kishte kërcyer, ishte pranë perëndimit të diellit, e dukej thuajse po fluturonte me trupin e tij. Jemi njoftuar.

Ai emrin e kishte Gëzim. Një djalosh shumë i hijshëm dhe i bukur, i dashur, shumë më i ri se unë. Menjëherë foton ia kam dërguar në adresën elektronike, por se ia kam premtuar se një ditë do t'ia dërgoj në formë të letrës, përmes postës. - Nuk keni nevojë zonjushë, kjo ju kushton, e unë nuk kam të holla . . .

- Gëzim, mos m'u drejto me 'ju' unë jam më e moshuar, por jo aq . . . - Më falni, nuk mendova ashtu. - Epo mire atëherë. Po të ofroj punë. Nëse edhe njëherë më drejtohesh me "gju zonjushë", e humb punën, në rregull? - Mirë Helena. Çfarë mund të bëj për ty dhe si e di se do ta bëj - për një moment, nga një djalosh i ri u shndërrua në një burrë të pjekur. A do të jesh manekini im? - Nuk e di nëse dëshiron, por për mua do të ishte shumë e këndshme dhe do të dëshiroja të ishe manekini im. - Po? E çfarë prêt prej meje në këtë rast? - Asgjë të veçantë. Më ji në dispozicion një orë para perëndimit të diellit dhe mu sill para kamerës. Sill edhe të dashurën nëse dëshiron. - Nuk kam të dashur.

- Nuk ka rendësi. Ndonjë shoqe. Përqafohuni gjatë perëndimit të diellit dhe do të paguheni për këtë. - Ah, do të shikoj … - Deshe- nuk deshe, unë nuk të pres. Do ta gjej dike tjetër, edhe pse do të dëshiroja të punoj me ty. Më je shumë simpatik në shikim të pare. Ndoshta për faktin s enë mënyrë aq spontane kërceve në objektivin tim. I kam treguar se fotot do të publikohen në galerinë e arteve. Ai ishte shumë i ëmbël. Sy të mëdhenj me ngjyrë të kaltër me qerpikë të gjatë, që e bënin edhe më të ri. Kishte trupin e vërtetë të një mashkullit të rritur. Por e kam pyetur për vitet, kjo për faktin sepse e kam vërejtur se si më shikon nga koka e deri te thembrat. - Sa vjeç je? Të pyes ta di nëse mund të punojmë.

- O, kam unë vite, më shumë se sa që duken. I kam njëzetepesë. Askush nuk më jep kaq shumë vite, sepse nuk mundohem dhe aq shumë, nuk jam shpenzuar në jetën e natës,e tani jam magjistër i informatikës. - Bravo, vogëlush … - Ti nuk je për mua zonjushë, e unë për ty vogëlush, bën - tha ashtu u zemëruar, mirëpo më ka përqafuar dhe më ka puthur drejt e në buzë, gjatë dhe kaq bukur. U shtanga. U errësua e ne kemi mbetur në plazh deri pas mesnatës. Jemi marrë vesh që të shihemi në mëngjes, kur ka shumë dritë, që ta hedhim unazën e fejesës në det.

E kam bindur ta sjellë dikë nga shoqëria e tij, i cili do ta gjejë unazën sepse vlente shumë të holla. Derisa jemi shoqëruar, jemi puthur përsëri, kemi folur për dhjetë vite dallimi në moshë dhe kemi pritur lindjen e diellit dhe kemi bërë disa foto të bukura. Kjo më ka lumturuar shumë, si personalitet por edhe si profesioniste. Lindjen e diellit nuk e kam planifikuar, sepse nuk zgjohesha herët. Një përvojë e re kjo, një dashuri e re, një rini e kthyer. Sa e lumtur që isha. Këtë e di vetëm dielli që po lindte dhe ky djalosh skaj meje. Lamtumirë Lekë, mirupafshim bluza prej mëndafshit dhe taka të larta. Pjesën tjetër të pushimit do ta kaloj në pantallona të shkurtë dhe bluza prej pambukut,e më së shumti në kostume të larjes. (vijon)

(Kosova Sot Online)