Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (111)

  • 17 May 2019 - 14:12
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (111)

"Si jeni", më pëshpëriti ai. Unë u struka. Buzët e Daniel-it më refuzuan, e me siguri duke pare dukjen time të stresuar.

"Sa do të dëshiroja të mbaja dhe të largoj gjithë lëndimet që ke". Unë buzëqesha me të dhe më ranë disa pika loti. Ai erdhi për të m'i fshirë. "Mos", i fshij vetë lotët e mi. "Henry" i thashë. Daniel u struk dhe u ngri. "Ne do të shihemi më vonë". Ai ishte drejtuar për te vetura e tij. Duke u kthyer nga drejtimi i kamionçinës së Henry-t, kam bërë pauzë kur e pashë Jace anash, te kisha. Ai ndaloi, duke m'i ngulur sytë dhe filloi të ecte në drejti të kundërt. Unë e përcolla, duke e thirrur në emër.

"Dëgjo, e kuptova", tha ai duke kthyer fytyrën drejt meje, "Thirri policinë. Le të më mbyllin. Por, se betohem në Zot nuk e kam bërë këtë, unë nuk ia kam dhënë fëmijës atë drogë". Ma ktheu shpinën dhe shkoi, derisa balli i tij ishte plot djersë në të ftohtë, kaq ajër të ftohtë. "Unë nuk e kam vrarë atë djalosh", ai po bërtite në atë pëshpëritmë. Unë nuk i thashë gjë, mbeta duke ia ngulur sytë e tij të kaltër të mbushur të mbushur plot emocione. Flokët e tij i vendosni në flokë dhe po në gjunjë, tashmë ishte ulur me gjunjë në tokë. "Oh Zoti im. A e kam vrarë atë djalosh"? "Ti ke të njëjtit sy", i thashë. Ai më shikoi me habi. "Sikurse Daniel. Që të dy keni të njëjtit sy". Ai vendosi duart nën hundë dhe po qante. "I kemi trashëguar nga babi". E ngriti veten në këmbë, dhe ndaloi. "Përse nuk po thërret policinë"? "Ti nuk je fëmijë Jace. Nëse e di se ke bërë diçka gabim, atëherë është përgjegjësia jote që të dorëzohesh vet"

. Unë u struka. "Plus, kam një ditë të çmendur sot, kështu që…". Ai qeshi pak. "Më vjen keq për ty, për të gjitha këto". Sytë e tij të kaltër u mbushën me lot. "Sa shumë po më vjen keq". "Po, edhe mua". Mendja ime po shkonte dikah e unë nuk isha e sigurt nëse duhet t'ia thosha, por mendoja se duhet ta dëgjonte. "Nuk kishte drogë"-peshën time nga njëra këmbë e zhvendosa në tjetrën-"në sistemin e tij. Ryan kishte vozitur veturën e tij i vetëdijshëm se çfarë po bënte". "Nuk ishte gabimi im", po thoshte ai, derisa duart i kishte vendosur në majë të kokës. Një buzëqeshje iu shfaq në fytyrë dhe filloi të ma kthente shpinën. E pashë një lot të vetëm që i doli në sytë dhe rrodhi në faqe derisa ai kishte future duart në gjepat e xhinseve. Mendoj se nuk kishte dashur që unë të dëgjoj komentin e tij, ai po fliste me veten, por se e dëgjova.

"Më duhet të dal i pastër, me të vërtetë kësaj radhe". Derisa era po frynte, fjalët e tij të fundit nga buza i mori era.. "Unë vetëm kam dashur të kthehem në grup. Ndoshta ai do të më lejojë të kthehem". Nëse ka Zot, shpresoj t'i ketë dëgjuar fjalët e tij. Kapitulli 33 Lamtumirat lëndojnë shumë kur janë njëanëshe. Ishte kjo një ditë e gjatë. Sytë e mi u kthyen te Ashlyn, që duart i kishte vendosur rreth Hailey. Më dha një buzëqeshje të dobët. Çfarë nëse po i a shkatërroja jetën duke e dashuruar? Çfarë nëse, disi po e vija në rrezik? E dija se ishte mendim i marrë, por se vdekja po bëhej shumë e zakonshme në jetën time. Nuk isha i sigurt se edhe sa mund të duroja. Sidomos nëse diçka do t'i ndodhte Ashlyn. (vijon)

(Kosova Sot Online)