3 shenjat e Zodiakut të destinuara që të mos martohen kurrë

  • 18 maj 2019 - 08:13
3 shenjat e Zodiakut të destinuara që të mos martohen kurrë

Ndër 12 shenjat e Zodiakut ekzistojnë tre prej tyre që nuk janë të destinuara të martohen. Dhe nëse e bëjnë, marrëdhëniet e tyre janë të prirura të përfundojnë keq ose drejt divorcit të themi. Sepse personaliteti i tyre natyral kërkon lirinë absolute. Dëshironi të dini se cilët janë?

Binjakët

Ata krijojnë marrëdhënie, por nuk janë në gjendje që t'i finalizojnë ato. Këta janë njerëz impulsiv dhe kur bien në dashuri, ata tentojë të japin veten tërësisht, por kur vendosin të heqin dore nga partneri i tyre, ata nuk hezitojnë që ta ndërmarrin këtë veprim dhe ta bërtasin me zë të lartë. Kjo shenjë është interesante, por kur bie në dashuri, ka konflikte të brendshme dhe kjo e bën fobike çështjen e angazhimit afatgjatë në një raport dashurie.  

Akrepi

Kjo shenjë është shumë e dashur, por është një nga ato që dyshojnë të përfshihen në një marrëdhënie serioze. Ai/ajo gjithmonë do të dyshojnë nëse pranë tij është personi i duhur, deri në atë pikë sa ai do të zgjidhte që të largohej. Një grua akrep është një grua misterioze, që ka një botë të pasur dhe interesante. Ndjeshmëria e saj është absolute. Kur inteligjenca e lartë mendore e kësaj gruaje bashkohet me ndjeshmërinë, lind si rezultat i këtij kombinimi shpërthyes një karakterestikë tjetër: xhelozia! Njësoj ndodh edhe në rastin e seksit të kundërt. 

Peshqit

Ata janë njerëz emocional dhe shpirtëror, por ata janë shumë të frikësuar nga angazhimi, sepse për ta është shumë e lodhshme të qenit në një relacion shpirtëror. Për ata që pyesin veten se si njerëzit e kësaj shenje bien në dashuri, mund të fillojmë duke thënë se po përballemi me një nga shenjat më romantike të horoskopit, më të ndjeshmet, dhe më ëndërrimtaret, njëherësh. Një tjetër karakteristike e Peshqve në dashuri është tendenca për të idealizuar gruan apo burrin që provokon emocione të bukura në brendësinë e tij. Sepse kur ata bien në dashurie, në mënyrë të pandërgjegjshme ata lartësojnë cilësitë e tyre gati në hyjni që adhurohen. Për këtë arsye, ata mbeten të zhgënjyer më pas. Ndaj, ky lëndim i çon në vendime të pakthyeshme, siç janë ndarja, divorci, etj.

(Kosova Sot Online)