“Më zor pres takimin e radhës për seks, por nuk duhet sepse është ‘mollë’ e ndaluar”

  • 24 May 2019 - 21:59
“Më zor pres takimin e radhës për seks, por nuk duhet sepse është ‘mollë’ e ndaluar”

Një vajzë e re po përjeton një histori dashurie të ndaluar, por dhe pse e di fare mirë që duhet të ndahet prej partnerit, ajo vazhdon ende. Përmes një letre dërguar psikologes së ‘The Sun’, 26-vjeçarja ka rrëfyer se si nisi kjo lidhje dhe arsyen se përse është e ndaluar.

Letra e vajzës

“E dashur psikologe, prej më shumë se 6 muajsh unë jam e lidhur dhe shumë e fiksuar pas tij. Por ai është i fejuar dhe madje e fejuara e tij më ka zbuluar një herë dhe më ka paralajmëruar mos t’i afrohem më, por unë vazhdoj ta takoj fshehur.

Ne jemi njohur në punë dhe që në takimin e parë kemi bërë seks. Ne kemi një kimi fantastike në shtrat dhe nuk i rezistojmë dot njëri-tjetrit. Ai u nda njëherë nga e fejuara e tij, por pas fjalëve që të afërmit i thanë, ndërroi mendje dhe u rikthye sërish tek ajo.

Por lidhja jonë vijon po njësoj. Ne takohemi çdo javë dhe çdo herë edhe më shumë takimet janë të zjarrta dhe pasiononte. Por së fundmi edhe unë jam lidhur me një djalë tjetër, i cili nuk e di lidhjen time të fshehtë.

Ndërsa ai tjetri e di dhe nuk i vjen fare mirë që dal me dikë tjetër por nuk më ndalon dot sepse as ai nuk ndahet nga e fejuara. Tani jam në një dilemë, a duhet t’i mbajë të dy apo të ndahem nga i pari?!”

Përgjigjja e psikologes

“Bëji një nder vetes tënde dhe ndahu nga i dashuri i parë. Është e qartë që lidhja juaj është vetëm për seks dhe nuk ka asnjë të ardhme, ndaj shkëput çdo raport me të. Përqëndrohu tek lidhja e re dhe mundohu të krijosh një raport të shëndetshëm”.

(Kosova Sot Online)