Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (124)

  • 31 May 2019 - 14:32
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (124)

Shkova drejt klasës së Daniel-it, e zemra po më rrihte shpejt, ndërsa edhe kisha frikë. Dera ishte e mbyllur, kështu që prita jashtë derisa nxënësit po kalonin pranë meje. Por, unë qëndrova ende. Dera u hap dhe Jake doli i pari. Shkova pranë tij dhe ai filloi që të ecë ngadalë. "Jake? Më fol, të lutem. Çfarë ka ndodhur?" Ai më shikoi dhe i ngriti krahët. "A do të largohesh? A do të kthehesh në Çikago?" E tunda kokën. "Shiko, nuk është për shkak se kam thënë se do ta bëj që të paguajë ai apo?" Nuk është për shkakun tënd Jake. Është jeta. Jeta ndodh dhe unë jam duke i lejuar vetes që të ndodhi së bashku me të". "Do të kujdesem për të. Do të ulem me të për çdo ditë. Ajo nuk do të hajë drekë vetëm", më premtoi. "Faleminderit Jake", i thashë dhe e putha në faqe. "Nuk ka përse Ashlyn", më tha ai.

KAPITULLI 41

Ishte një natë para se ajo të nisej në drejtim të Çikagos. Pas shkollës nesër, Ashlyn do të ishte në tren duke u larguar nga qyteti. Qëndroja pranë dokut me kitarën e Gabby-t, duke e shikuar ujin e ngrirë, me duart në xhepa. Randy kishte dalë për të parë nëse isha mirë disa herë, por i thashë se çdo gjë do të bëhej mirë. Duhej të bëhej mirë. Ajo do ta urrente faktin, nëse gjithçka nuk do të ishte në rregull. "Hej", tha Ashlyn derisa po ecte prapa meje. Henry ia kishte dhënë veturën e tij që të përshëndetej me disa njerëz.

Ajo kishte thënë se do ta përdorte vetëm për të më vizituar mua. Sytë i kishte të ënjtur. As ajo nuk kishte fjetur fare. "Hej", i thashë unë duke buzëqeshur. Ajo e kishte një kuti në duar. "Sa e shëmtuar që dukesh", i thashë. "Je një ekspert i romantikës", më tha duke buzëqeshur. "Kjo është një gjë e keqe", thashë duke e fërkuar qafën. "E di...". Ecëm në drejtim të zjarrit dhe ajo e hapi kutinë. "A je gati"? Nuk isha. Por e mora kitarën dhe fillova të luaj e të këndoj me zë të ulët. "Kutia e rreme e cigareve e Ryan-it", tha ajo duke e mbajtur lartë. E hodhi në zjarr dhe ne e shikuam duke u djegur. "Kur i nxori letrat nga Gabby, unë u habita. "Ashlyn, a je e sigurt"? Një lot i rrodhi nëpër faqe derisa po e tundte kokën, duke i vënë ato në zjarr. E përfundova muzikën me kitarë dhe po qëndronim aty, duke e shikuar tymin duke u larguar nga era e ftohtë, Ashlyn nga kutia nxori dy copa letre dhe dy lapsa. (vijon)

(Kosova Sot Online)