Swingers – Shkëmbimi i partnerëve

  • 13 June 2019 - 13:12
Swingers – Shkëmbimi i partnerëve

Ndërruesit e partnerëve, apo “swingers” janë ata persona singëll, ose të angazhuar në një lidhje, që marrin pjesë në aktivitet seksual me persona të tjerë. Pra, bëjnë pjesë në një lidhje jomonogame, apo në nje lidhje të hapur. Ndoshta ky nuk është përkufizimi më i përshtatshëm i këtij stili jetese, por sëpaku besoj se është më gjithëpërfshirësi. Në çdo fushë të jetës njerëzore është mjaft e vështirë që të jepen përkufizime, pasi ajo karakterizohet nga një larmishmëri aq e madhe, sa është e pamundur që t’i përmbledhësh në një apo dy fjali. Por megjithatë qëllimi i këtij shkrimi është dhënia e një pasqyre të përmbledhur për kureshtarët, ndërsa ata që dijnë më shumë janë të mirëpritur për feeback.

Edhe pse për fillimet e kësaj praktike seksuale ka të dhëna që në lashtësi, zyrtarisht janë vitet ’60 dhe revolucioni seksual ato që pranohen gjerësisht si pikënisja e “swingers lifestyle”, në formën që vazhdon të ekzistojë edhe sot.

Arsyet që i cojnë çiftet tek të provuarit e ndërrimit të partnerëve janë të shumta. Megjithatë sipas statistikave ndër të parat që renditen janë kurioziteti për të provuar një eksperiencë të re, thyerja e monotonisë seksuale që sjellin lidhjet shumevjecare, pamundësia për t’i garantuar të dashurit ose të dashurës nivelin e seksit të dëshiruar nga ana sasiore dhe cilësore, kënaqësia e të parit të partnerit me dikë tjetër, dëshira për të thyer rregullat, ideja se një praktikë e tillë forcon besimin mes partnerëve në një lidhje, apo thjesht sepse i pëlqen të jenë pjesë e komunitetit dhe i pëlqen seksi. Sic shihet arsyet që i çojnë çiftet drejtë ndërrimit të parterëve janë të shumta dhe të mendosh që këtu kemi përmendur vetëm ato më kryesoret. Megjithatë cilado qoftë arsyeja, 100% e çifteve kanë një të përbashkët. Komunikimi! Për të ndërmarrë një hap të tillë fillimisht duhet komunikuar dhe diskutuar me partnerin. Vendimarrja solo nuk është aspak diçka e zgjuar dhe shpesh rezulton në pasoja katastrofike për një marrëdhënie.

Padyshim që këtë shkrim po e lexojnë edhe çifte që fantazojnë, apo kanë dëshirë ta provojnë qoftë edhe një herë. Kështu që si i brendshëm po tentoj të jap disa këshilla. Pas komunikimit ndërmjet çiftit dhe dhënies së aprovimit nga të dy është e rëndësishme që të ndahet se çfarë konkretisht dëshironi. Të qenit ndërrues partnerësh nuk do të thotë se do ta bëni me këdo. Por përkundrazi, cdo çift ka mënyrën e tij! Së pari, po ndalemi tek gjinia e personave me të cilët dëshironi të keni marrëdhënie. Ka çifte të cilat dëshirojnë të shkojnë vetëm me çifte të tjera. Por po ashtu ka çifte të tjera që preferojnë të shkojnë vetëm me meshkuj, apo vetëm me femra për seks ne treshe. Por shpesh ndodh që çiftet të pranojnë si çifte, ashtu edhe djem ose vajza. Nuk ka asgjë të shkruar në lidhje me këtë dhe dëshirat janë komplet personale. Faktor tjetër shumë i rëndësishëm është përzgjedhja e personit, apo personave që dëshironi. Sidomos në një vend të mbyllur si Shqipëria duhet të jetë e vështirë të gjesh persona të besueshëm për t’i ftuar për seks. Do doja të thosha të kundërtën, por në fakt është! Sado që ju mund ta keni ndarë mendjen për ta provuar, nuk dini se kujt t’i drejtoheni. Dyshoni se do të keni miq që do të përgjigjen pozitivisht ndaj një ftese të tillë, lëre pastaj të kërkoni të panjohur nëpër internetin e mbushur me grabitqarë të uritur seksualë. Kështu që thjeshtë vendosni ta harroni, me shpresën se do t’ju vijë vetë një ditë. Por kjo nuk është zgjidhje! Guxoni! Ndoshta zgjidhja është më afër se sa pandehni. Disa ndërrues partnerësh preferojnë të bëjnë seks me njerëz të ndryshëm çdoherë, kurse disa të tjerë preferojnë të kenë “miq të përhershëm”. Asnjëra nuk është e saktë dhe asnjëra nuk është e gabuar. Zgjidhni atë që bën për ju! E rëndësishme në përzgjedhjen e “miqve të shtratit” është vajbi i mirë mes të treve ose të katërve, qofshin ato njerëz që i njihnit që më parë, si shoku i njërit prej partnerëve apo shefi me të shoqen, ashtu edhe nëse janë njerëz që i keni njohur posaçërisht për këtë qëllim. Kështu që mos pretendoni të zhvisheni sapo të hyni brenda. Filloni me një gotë verë dhe nëse çdo gjë shkon mirë, gjërat do të rrjedhin vetë. E rëndësishme është të argëtoheni dhe thelbësor është sekreti. Të rallë janë ndërruesit e partnerëve që preferojnë të shpallen publikisht. Gjithashtu mbani mend se seksi është seks dhe nuk duhet të ngatërrohet me fushat e tjera të jetës. Nëse miku juaj dhe gruaja e tij ju ftuan për të bërë seks, nuk do të thotë se tani ke të drejta seksuale të pakufinjta mbi të. Jashtë seksit ajo është sërish gruaja e tij dhe ju duhet ta respektoni po njëlloj, për mos të thënë dyfish. As shefit tuaj në punë nuk ka gjasa t’i pëlqejë të dëgjojë lart e poshtë të llomotitësh për ndodhitë e së shtunës në darkë.

Së treti, po përsëris edhe një herë atë aksomën “Seksi nuk është film porno”. Nëse besoni se seksi në treshe, katërshe apo në grup është si në filmat e prodhuara nga kompanitë gjigande pornografike, atëherë gaboheni rëndë. Ata janë aktorë dhe aktore, djem dhe vajza, që e sigurojnë jetesën e tyre nëpërmjet asaj pune. Ndërsa njerëzit që me gjasë do t’ju rastisë të takoni ju janë si ata që keni në lagjen dhe qytetin tuaj, si kolegët tuaj, apo në rastin më fantastik mund të jenë pikërisht ata. Por sidoqoftë janë njerëz me familje, jetë të ndërtuara, lidhje familjare dhe probleme. Kështu që fillimisht mësoni t’i respektoni për atë ç’ka janë, pastaj djersituni sëbashku. Por edhe pse e shtuna në darkë ishte magjike, nuk do të thotë se ju mund të shkoni pa pritur e pa kujtuar në shtëpinë e tyre kur t’ju teket për raundin e rradhës. Thelbi i një marrëdhënie të tillë është marrëveshja. Respektoni dëshirat e tyre dhe ato të respektojnë tuajat. Flitni të katërt për gjërat që ju pëlqejnë dhe që nuk ju pëlqejnë. Dhe në fund kur dikush vendos se nuk ka dëshirë që kjo të vazhdojë më, pranojeni dhe respektojeni këtë dëshirë. Miqësia qëndron mbi gjithçka!

Shpresoj që shkrimi i mësipërm të ketë hedhur një dritëhije mbi këtë ndërrimin e partnerëve. Sigurisht që ka edhe shumë më shumë për të shkruar e diskutuar, por qëllimi i këtij shkrimi është thjeshtë informues, i papërqendruar në detaje dhe kryesisht i bazuar mbi opinione personale. Gjithashtu siç mund të vihet re, shumicën e kohës i referohet vetëm çifteve, megjithëse pjesë e këtij komuniteti janë edhe mjaft femra dhe meshkuj singëll. Por meqenëse personalisht besoj se themeli i këtij stili jetese janë çiftet, vendosa që këtë shkrim të parë t’ua dedikoj atyre. Ndoshta në një të ardhme do të cekim një aspekt tjetër të kësaj bote.

(Kosova Sot Online)