23-vjeçarja nga Shkodra, trondit me historinë: Si e bëra shefin për vete, kam dy vjet që…

  • 18 June 2019 - 09:07
23-vjeçarja nga Shkodra, trondit me historinë: Si e bëra shefin për vete, kam dy vjet që…

Përshëndetje miq .

Ashtu si shumë nga ju që shkruani historitë, apo edhe vetëm i lexoni edhe unë kam sekretet e mia, të cilat meqenëse nuk mund t’i ndaj me asnjë që më njeh vendosa t’i ndaj në mënyrë anonime me ju. Jam nga Shkodra dhe jam 23 vjeçe. Kur isha 19 vjeçe erdha në Tiranë në universitet dhe meqenëse familja ime është e varfër ata nuk arrinin të më siguronin gjithçka që më duhej këtu.

Për këtë arsye vendosa të gjeja një punë, çfarëdo lloj pune vetëm e vetëm që të siguroja disa para. Në ëllim jetoja në konvikt dhe duke diskutuar me një nga shoqet e dhomës, e cila ishte një vit më e madhe se unë, ajo më tha se e vetmja punë që mund të gjente një studente në Tiranë ishte shitëse. Vitin e parë ishte shumë shpejt për të punuar, meqenëse ende nuk e njihja qytetin dhe nuk dija ku të kërkoja punë.

Gjatë verës shkova në shtëpi dhe kur u ktheva përsëri në Tiranë ëllova të kërkoja menjëherë punë. Ishte më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoja, pasi të gjithë kërkonin vajza që kishin punuar më parë. Gjithsesi arrita të gjeja punë si shitëse në një ëmbëltore. Aty zgjati vetëm një muaj puna dhe u detyrova që të punoja si ndihmëse në një supermarket. Meqenëse pronarja e dyqanit më trajtonte keq vendosa të largohesha. Nga të gjitha këto peripeci mësova se për të gjetur një punë të përshtatshme duhet të gënjeja.

Kisha parë një dyqan veshjesh që i ndërronte shumë shpesh shitëset pasi fola me njërën prej tyre, e cila më dha disa të dhëna për pronarin, vendosa që të kërkoja edhe unë aty punë, duke e ditur shumë mirë se nuk do të qëndroja gjatë. Nisa punë në atë dyqan dhe brenda tre javëve mësova shumë gjëra, por e dija mirë se maratona e kërkimit për punë nuk mbaronte aty. Pas tyre javësh u largova dhe isha përsëri në kërkim të një pune tjetër. Shkova në një dyqan dhe menjëherë sapo hyra më bëri përshtypje shumë një mashkull, i cili ishte rreth të 40ve, i veshur për së mbari, serioz dhe simpatik.

Ai ishte pronari i dyqanit, të cilit i tregova se kisha punuar në disa vende dhe disa vende të tjera i sajova. Më mori në punë dhe isha shumë e kënaqur, sepse kushtet e punës ishin më të mira se tek të gjitha vendet ku kisha qenë dhe paga më e kënaqshme. Përshtypja ime e mirë për pronarin vazhdonte të rritej dhe tani ai nuk vinte si më parë një herë në javë në dyqan, por vinte pothuajse çdo ditë dhe qëndronte gjatë.

Nuk mund ta mohoj se ndonjëherë edhe e provokoja, por kjo më vinte natyrshëm, nuk e bëja me vetëdije dhe me qëllimin e keq. Ai bënte të njëjtën gjë me mua, bënim shaka dhe ngacmoheshim shpesh, deri sa një ditë, pasi kisha tre muaj që punoja në atë dyqan ai më ftoi të pinim një kafe pas punës. Pranova dhe në atë takim ai më bëri të ditur se kërkonte diçka nga unë. Kisha kohë që e ëndërroja atë situatë dhe pas dy gotave vere nuk mund të refuzoja.

Që atë mbrëmje shkuam në një motel dhe bëmë dashuri për herë të parë. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë lumturia ime do të thyhej vetëm të nesërmen, kur kujtova se ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Pavarësisht kësaj vazhdoja të dilja me të, isha zyrtarisht dashnorja e tij, meqenëse ishte i martuar me një femër, që nuk kishte ardhur kurrë në dyqan dhe nuk e njihja. Më vriste ndërgjegjia herë pas here, por isha shumë e lumtur përkrah tij sa nuk arrija të shkëputesha. Një tjetër arsye që më mbante të lidhur ishte edhe fakti se, nëse do të ndahesha nga ai duhet të lija edhe punën.
Tashmë kanë kaluar dy vjet dhe unë vazhdoj të jem e dashura e punëdhënësit tim. Më është bërë e padurueshme kjo situatë dhe nuk mundem më, pasi ai nuk më premton asgjë, nuk më ofron asgjë veç seksit dhe vendit të punës. Kam menduar që të kërkoj një punë tjetër, por është shumë e vështirë që të gjej diçka tjetër. Unë jam e dashuruar me atë dhe nuk di çfarë të bëj.

(Kosova Sot Online)