Meshkuj, femrat në plazh ua vëzhgojnë këto pjesë të trupit

  • 19 June 2019 - 12:28
Meshkuj, femrat në plazh ua vëzhgojnë këto pjesë të trupit

A keni menduar ndonjëherë se çfarë po vëzhgon ajo?

Një studim nga kompania londineze Think Eye Tracking është marrë me lëvizjet e syve të njerëzve që e shikojnë një mashkull në rroba të larjes. Përderisa meshkujt kalojnë kohë duke shikuar penisin e një mashkulli tjetër, femrat nuk shpenzojnë thuajse fare kohë duke vëzhguar aty. Ato janë kryesisht të përqendruara në muskujt e barkut, fytyrë, shpatulla dhe biceps.

Femrat kanë tendenca të vëzhgojnë pjesë të ndryshme tuajat, shpjegon Wendy Walsh, eksperte e seksit dhe lidhjeve, si dhe autore e The 30-Day Love Detox. Femrat janë evoluar që të kërkojnë një burrë me karakter të fortë dhe që i mbron ato, ndërsa penisi nuk ka të bëj asgjë me këtë.

Pra, femrat janë të dhëna pas muskujve të barkut, shpatullave dhe duarve pasi që me këto gjëra janë mbrojtur paraardhësit tanë, kanë siguruar ushqim dhe janë kujdesur për gratë.

Një studim kinez i vitit 2011 ka zbuluar se gratë e kanë cilësuar me shumë vlerë potencialin dhe aftësinë e një mashkulli për të përvetësuar burime. Prandaj, kjo mund të jetë edhe arsye se përse ajo është e dhënë pas muskujve të barkut.

Sa i përket fytyrës, gratë e vëzhgojnë atë për të mbledhur mostra të inteligjencës dhe zemërgjerësisë, thotë Walsh. Ju mund t’i siguroni asaj burime ushqimore etj., por a do t’ia dedikoni ato asaj? 

(Kosova Sot Online)