Ngjarje e vërtetë: Nuk e dija se ajo është duke vdekur (6)

  • 09 July 2019 - 15:14
Ngjarje e vërtetë: Nuk e dija se ajo është duke vdekur (6)

E kam dëgjuar dhe, jam ulur pranë saj. Në momentin kur me dorën e saj preku trupin tim, trupin ma mbërthyen disa dridhje. Kam pritur lëvizjen e saj, por vetëm rrinte ulur, po mbante dorën time me të sajën dhe më shikonte në sy. Më te ata sy nuk ishte ai shkëlqimi, aspak. Dukej thuajse po shikoja një fantazmë, e jo një person të vërtetë. Papritmas më kapën disa të ngjethura, disa mendime të çuditshme dhe me vetë këtë nuk po mund ta shpjegoja se çfarë po ndodhte me mua, çfarë do të thoshin këto ndjenja që po më dridhnin.

Po prisja se çfarë do të ndodhte tutje. - I dashur, kam ndryshuar. Më nuk jam ajo Liria e vjetër e cila të ka munduar, tani jam një person krejt tjetër. - Por, tash nga ajo shtriga je shndërruar në magjistare dhe sundimtare. Vetëm mos të lutem, mos më fol sa e mirë je tani dhe e dashur, si me një shikim papritmas gjithçka është e qartë dhe ke vërejtur gabimet tua. Nuk do të besoj në këtë dhe lirish mund të vësh bast në këtë. Lirie, të kam njohur mirë nëpër gjithë këto vite, ujku qimen e ndërron, por zanatin se ndryshon. Ti je e tillë dhe e tillë do të mbetesh derisa je gjallë - i thashë. E di, e kam merituar secilën fjalë të keqe, por më lejo që së paku të shpjegohem - përsëri ka provuar, or pa menduar fare kam refuzuar ta dëgjoja sepse konsideroja gënjeshtra të gjitha që i thoshte, si një manipulim i radhës ngjana e saj. shumë herë e kam dëgjuar atë që e ka thënë dhe disi isha i bindur se çfarë dëshironte të thoshte. Në sy përnjëherë iu shfaqën lotët, por lotët nuk i shikoja si tregues serioz. - Në rregull, nuk po të mërzis. Vetëm po ta them këtë: Bedrija dhe unë nuk jemi në luftë. Që të dyja ushtrojmë dhe kur e kam zbuluar, i kam propozuar që të ushtrojmë së bashku - më tha në fund. - Që prej kur merresh ti me ushtrime dhe si për të parën herë unë po dëgjoj tani - me të vërtetë më habiti. - Kam ushtruar me shpata si e vogël, or duke biseduar rastësisht e kam kuptuar se edhe Bedrija merret me të njëjtin sport.

Kemi vendosur t'i kthehemi dashurisë së vjetër dhe kjo është krejt çfarë ke parë. Edhe, më besove apo jo, nuk kam asnjë ankesë për Bedrijen, përkundrazi, më pëlqen shumë. Jemi bërë shoqe të mira dhe mendoj se ajo është më e sinqertë ndaj meje se të gjitha shoqet e tjera. Jam i lumtur që e ke lutur të kthehet dhe që i jam rrëfyer. Bedrija ma ka lumturuar jetë. Kur një ditë të mos jem unë, bëj gjithçka në fuqinë tënde që ajo grua të jetë e lumtur. Më beso, ajo është një ar i vërtetë - vazhdoi ajo. Mos ji patetike - ishte komenti që ia kam bërë atëherë, e më pas ajo shkoi ta përfundonte atë që e kishte filluar me Bedrijen. Pas kësaj kanë shkuar bashkë në kuzhinë, së bashku e kanë përgatitur drekën. Po qëndroja prapa tyre, po i vëzhgoja dhe thjeshtë nuk po ju besoja syve çfarë po shihja. Liria më parë nuk dinte as dy vezë t'i thyente, e tani po copëtonte qepën në mënyrë profesionale, ishte aq e shkathtë sa që lëvizjet e saj nuk po mund t'i përcillja. Po qeshnin, bisedonin dhe aq mirë po pajtoheshin sa që para tyre po qëndroja gjysmë ore, e asnjëra nuk më kanë vërejtur. E gjithë kjo ishte e habitshme, por më pëlqente ajo që shikoja dhe nuk më pengonte. Ditët që po kalonin ishin më ndryshe në krahasim me ato që isha mësuar, por ndryshimi po më pëlqente. Liria ç[për çdo ditë e më shumë po humbte në peshë, por këtë nuk e shikoja si problem. Gjithmonë kujdesej për veten, në figurën e saj të përsosur, e këtë e kam kuptuar si hilen e saj. (vijon)

(Kosova Sot Online)