7 shenjat e horoskopit që janë më dominante në një marrëdhënie

  • 20 korrik 2019 - 07:36
7 shenjat e horoskopit që janë më dominante në një marrëdhënie

Ndër faktorët e shumtë të një marrëdhënie të suksesshme, gjetja e partnerit të përshtatshëm është ndoshta më e rëndësishmja. Dhe kur flasim për përshtatshmëri bëhet fjalë për një partner që përputhet me kiminë tuaj. Disa mund të pëlqejnë të kenë lidhje me njerëz të nënshtruar, ndërsa të tjerë do ishin të lumtur nëse do e kalonin jetën me partnerë dominantë. Nëse bëni pjesë në grupin e dytë, njerëzit që u përkasin shenjave të horoskopit të renditura më poshtë do ishin perfektë për ju.

Luani – Njerëzit e kësaj shenje duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe njësoj si luanëve ju pëlqen të jenë partnerë dominantë.

Shigjetari – Personat e kësaj shenje kanë sensin e lirisë dhe nuk u pëlqen të jenë të nënshtruar, prandaj dashur padashur ata do të jenë partnerë dominantë në një marrëdhënie.

Akrepi – Akrepët janë të njohur për qëndrimin e tyre të fortë dhe ata nuk harrojnë e as nuk falin kurrë. Ata janë shumë protektivë dhe kontrollues të mirë dhe mund të jenë partnerë dominantë.

Bricjapi – Ata njihen si njerëz të displinuar dhe asgjë tjetër nuk i irriton më shumë se sa kur punët nuk bëhen ashtu siç duan. Duke qenë se u pëlqen të udhëheqin jetën në mënyra të ndryshme, kthehen edhe në partnerë dominantë.

Dashi – Personat e kësaj shenje njihen për karakterin e tyre të fortë dhe shpesh dominojnë në një marrëdhënie pa e kuptuar as vetë.

Demi – Asgjë tjetër nuk është më e frikshme se sa një dem i inatosur, ndaj kur duan personat e kësaj shenje mund të jenë partnerë dominantë.

Gaforrja – Gaforret janë kokëfortë dhe kjo ndikon shumë në jetën e tyre, po ashtu edhe në marrëdhënie. 

(Kosova Sot Online)